22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Kastriot Rexhepi: Votuesit shqiptarë të LSDM – së po kalojnë në Lëvizjen BESA

Më të lexuarat

Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa thotë se BDI-ja qëllimisht po zvarrit bisedimet me LSDM-në për të shtyrë zgjedhjet lokale, transmeton Tetova1.

Zvarritja e bisedimeve nga ana e BDI-së që në sy të opinionit të krijojë përshtypje se gjoja po merren me çështje përmbajtësore është vetëm një strategji, për t’i shtyrë zgjedhjet lokale pasi që janë të vetëdijshëm se do t’i humbin shumë komuna. E keqja më e madhe qëndron në atë se, në gjithë këtë partitë opozitare të Aleancës për Shqiptarët, po e ushqejnë dhe e mundësojnë të gjithë këtë. E kuptueshme pse LSDM-ja e përkrah gjithë këtë lojë, duke qenë kështu e vetëdijshme se votat shqiptare do të kalojnë te BESA këtë here, dhe dita – ditës vetëm shtohet numri i tyre. Dyertë e BESËS janë gjithnjë të hapura, që bashkërisht të ndërtojmë një të ardhme më të mire për fëmijët tanë.
Populli e ka lexuar këtë tango dhe do ta japë verdiktin e tij me votë!
#zvaritni_por_nuk_mund_të_hikni
”, shkroi Kastriot Rexhepi në llogarinë e tij në Facebook./Tetova1/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit