Përfaqësues të shoqatës “NuN”, nga Shkupi po marrin pjesë nē konferencën një ditore organizuar nga Ministria për Punë dhe Politikë sociale me temë: “Mësimet e marra nga kriza e refugjatëve në Maqedoni”. Në këtë konferencë po marrin pjesë ministri për punë dhe politik sociale si dhe përfaqësues të shoqatave të involuar në krizën e refugjatëve në Maqedoni.
“NUN”-i ka qenë shumë aktiv gjatë krizës së refugjatëve që ndodhën vitin e kaluar në pikë kalimin e Gjevgjelisë dhe në Tabanovc, duke dal në terren me aktivistët dhe duke ofruar ndihmat e nevojshme. Edhe sot ata vazhdojnë të jenë aktiv në ndihmë të refugjatëve dhe njerëzve në nevojë./KohaIslame.com
