Albayrak: Në 2023 Turqia planifikon të aktivizojë reaktorin e parë bërthamor

Më të lexuarat

“Punimet për ndërtimin e objektit do të fillojnë më 2017 sepse Turqia synon në vitin 2023 në 100-vjetorin e Republikës të aktivizoje reaktorin e parë”, ka thënë Albayrak

MERSIN (AA) – Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë Berat Albayrak sot në Mersin deklaroi se punimet për ndërtimin e centralit të energjisë bërthamore Akuju do të vazhdojnë gjatë vitit 2017, raporton Anadolu Agency (AA).

“Punimet për ndërtimin e objektit do të fillojnë më 2017 sepse Turqia synon në vitin 2023 në 100-vjetorin e Republikës të aktivizojë reaktorin e parë”, ka thënë Albayrak për AA, gjatë vizitës në Gulnar pranë Mersinit ku do të ndërtohet centrali i energjisë bërthamore Akkuyu.

Albayrak ritheksoi se ndërtimi i centralit bërthamor është investimi më i madh ndonjëherë në Turqi.

Ai shtoi se ndërtimi i centralit bërthamor është projekti më i rëndësishëm i Turqisë dhe ëndrra që zgjat gjashtë dekadat e fundit.

Është planifikuar ndërtimi i katër reaktorëve me fuqi prej 1.200 megawat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit