(VIDEO) Jetë e tmerrshme në familjen Emini, varfëri dhe sëmundje pafund

Më të lexuarat

Pamja e errët dhe e zymtë e dhomës ku ata kalojnë pjesë më të madhe të kohës, ndoshta pasqyron më mirë se fjalët gjendjen e mjerueshme të familjes Emini nga lagja Dizhon e Shkupit. Varfëria dhe sëmundja janë bashkudhëtarë të jetës së kësaj familjeje më shumë se dy dekada. Kjo familje, e cila numëron pesë anëtarë, kalon muajin pa të ardhura mujore, pasi asnjëri prej tyre nuk është në marrëdhënie pune. Por, kjo nuk është sfida e vetme e jetës së tyre. Një brengë tjetër, me peshë jo më të vogël se kjo është edhe sëmundja kronike e djalit të tyre. 25 vjet të plota djali i tyre vuan nga një sëmundje e pashërueshme. Ndërkaq, sigurimi i barnave të nevojshme për të, vështirësohet nga dita në ditë. Barrën më të madhe e ka kryefamiljarja Nazlije Emini, e cila flet se sa e vështirë është të mbijetosh në një gjendje të tillë.

“Jemi me njerëz të sëmurë, me barëra. Duhet ta dërgoj nëpër terapi, por nuk mundem sepse duhet ta dërgoj me veturë dhe nuk kam të holla për taksi. Djali vuan nga epilepsi, paraliza celebrale. Ka një javë që nuk ka marrë terapitë sepse nuk kam të holla. Kur nuk i merr barërat gjendja e tij përkeqësohet, na sulmon, na rrah”, deklaroi Nazlije Emini, Kryefamiljare.

Por ky nuk është personi i vetëm në familje që ka problem shëndetësore. Bashkëshortin e saj e kanë larguar nga puna para nëntë muajsh dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe nuk është më në gjendje për të punuar.

Sinkron:

“Burri nuk punon. Që 9 muaj nuk kemi marrë të ardhura. Kam marrë ndihmë sociale, por dy muaj na kanë ndal dhe tani nuk mund të blej barërat. Asistencë për përkujdesje për person të sëmurë nuk marrim. I kam rregulluar dokumentet por na kanë refuzuar tre herë. Nuk është në gjendje sepse ka problem me frymëmarrjen ka probleme. Kur e kap alivanoset.  Mendohet. Pagë jo. Rryma pa paguar, tre herë kanë deshur që t’na ndalin”, ”, shtoi më tej ajo.

Zonja Nazlie thotë se tani më së shumti  kanë nevojë për ndihmë rreth furnizimit me barërat dhe ushqim.

“Me zor dy të sëmurë. Ka të shkoj përpara. Edhe vet jam e sëmurë prej këmbëve. Duhet të gatuaj, të kujdesem për ta. Kam nevojë që të më ndihmoj për barërat. Djali ka nevoj për ushqim të fortë dhe s’mundemi t’ia blejmë. Rrymën e kam pa paguajtur. Çfarë të bëj përpara, ka 9 muaj që burri nuk është në punë, a të ham a të pijmë a çfarë të bëjmë?!”, tha Nazlije Emini, Kryefamiljare.

Familja Emini u bën thirrje qytetarëve që kanë mundësi t’u bashkohen dhimbjes së tyre, të solidarizohen me gjendje e tyre të rëndë dhe t’u ndihmojnë.

Teuta Buçi /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit