Fillimisht, mendo në atë që do ta thuash!…
Prej mençurisë është që, njeriu të mendoj mirë në atë që don ta thotë! Dhe pasi të mendoj, e sheh se fjalët ose janë:
1 ) Qartazi të mira, të duhura pë tu thënë; në kë rast ai flet dhe s’ka të keqe asgjë!
2 ) Qartazi të këqija, në kategori të përgojimit, gënjeshtrës, përqeshjes, shpifjes etj.; në këtë rast, ai duhet të ndalet nga të folurit e saj që ka dashur ta thotë!
3 ) Jo të qarta, duke dyshuar se, a janë të mira të përshtatshme, apo nuk janë të tilla; në këtë rast, prapë duhet të mos i flas ato. Ngase i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:
«Kush i largohet dyshimeve, e ka shpëtuar fenë dhe moralin e vet.»
Gjithashtu, ka thënë:
«Lëre atë që është e dyshimtë, në këmbim të asaj që nuk është aspak e dyshimtë.»
Burimi: Shejkh Abdurrazak el-Bedr
U.Morina