4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Erdoan: Të gjithë të bashkohemi kundër keqdashësve të islamit

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se hapësira gjeografike që është e rrethuar si në një rreth zjarri, përjeton ditë të dhimbshme dhe është duke kaluar nga një prove e rëndë.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet medias sociale Twitter, Erdoan u shpreh: “Bota Islame që prej shekujsh ka qenë adresa e paqes, për fat të keq në ditët tona përmendet me dhimbje, terror, tension, shkatërrim dhe me bomba. Myslimanët e larguar nga njëri-tjetri në bazën e identitetit dhe sektit fetar, janë duke zhdukur njëri-tjetrin në Siri, Irak dhe shumë vende të tjera. Në botë dhe veçanërisht në Evropë jemi duke dëshmuar ndërlidhjen e fesë sonë të shtrenjtë me terrorizmin dhe përpjekjet me qëllim keqdashës për ti vënë ato pranë njëra-tjetrës.

“Unë si mysliman, nga kushdo që të vij, refuzoj të gjitha shpifjet që ndërlidhin islamin me terrorin” shkoi Erdoan.

“Ne duhet të mallkojmë të gjithë sëbashku DAESH-in, Al Kaidën, Boko Haramin, Esh-Shebabin, PKK-në, YPG-në, FETO që shkaktojnë dhimbje në hapësirën tonë gjeografike” tha Erdoan.

“Unë i bëj thirrje të gjithë shteteve motra për të ndjekur politika bashkuese që do të sigurojnë bashkëjetesën në bashkim dhe unitet” u shpreh Presidenti Rexhep Tajip Erdoan nëpërmjet medias sociale Twitter.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit