0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pse shefi britanik Gordon Ramsay nuk i lë 4 fëmijët të hanë në restorantin e tij

Më të lexuarat

Shefi më i mirë britanik i kuzhinës, Gordon Ramsay hapi restorantin e ri në Las Vegas.

Por gjatë gjithë karrierës së tij, Ramsay nuk i ka lejuar fëmijët të darkonin në restorantet e tij, që kanë marrë 16 yje “Michelin”, në total.

“Nuk kishte asnjë mënyrë të mundshme që unë t’u prezantoja ndonjëherë atyre atë nivel të ushqimit, që shërbehet nga njëzet kamerierë, edhe pse ai ishte restoranti i babait të tyre”, – tha kuzhinier.

“E kam bërë atë në mënyrë të natyrshme… që prej fillimit, kjo është një etikë pune”. Ramsay dhe gruaja e tij, Tana, kanë katër fëmijë: Megan 18 vjeç, Matilda 15 vjeç dhe binjakët 17-vjeçarë, Jack dhe Holly.

“Ata janë të zënë me punë në shtëpi, merren me kujdesin e kafshëve dhe çdo gjë tjetër,” – thotë ai.

“Ata marrin para për këto punë, por ata duhet t’i fitojnë këto para xhepi”.

Babai krenar pastaj foli për mënyrën se si fëmijët e tij po realizojnë ëndrrat e tyre. Megan është duke studiuar filozofi në “Oxford Brooke”, Jack shpreson të bashkohet me marinsat, Holly dëshiron t’i dedikohet modës dhe Matilda dëshiron të ndjekë hapat e babait të saj në kuzhinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit