12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Rexhep Qosja: Bashkimi i shqiptarëve në një shtet është i pashmangshëm

Më të lexuarat

Për akademikun Rexhep Qosja, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, është një premtim natyror e ekzistencial, që do ketë rëndësi të jashtëzakonshme për të tashmen dhe të ardhmen.

“Procesi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është i pashmangshëm, tha Qosja në “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus. Nuk e them vetëm unë, – u shpreh Qosja, dhe nuk po e them për herë të parë.

Merreni me mend këtë bashkim, objektivisht në mënyrë të natyrshme, gjeografikisht, sa e çon përpara, sa e ngre jetën e shqiptarëve, sa e ngre standardin e shqiptarëve. , Por unë them se zgjidhja e kësaj çështjeje, pra bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është një zgjidhje më e lehtë edhe për vetë rajonin, edhe për vet Bashkimin Evropian, pra është më e lehtë për administratën e Bashkimit Evropian, është më e lehtë për rajonin, të kenë punë administrative, politike, ekonomike, tregtare, kulturore me një shtet , sesa me dy shtete shqiptare”, u shpreh Qosja, shkruan dritare.net.

“Por çfarë duan këta njerëz që e kundërshtojnë idenë që është në të mirë të shqiptarëve?

Margaret Jursenar, një shkrimtare e madhe, shkruan: “mençuria është gjëja më e vështirë”. Pra, të mendosh mençur është më e vështira. Këtë dëshirojmë, që njerëzit që paraqesin ide që bazohen në separatizmin e tyre brendakombëtar, të ngarkuar me një urrejtje shoviniste brendakombëtare, të fillojnë të mendojnë mençur për këtë çështje.

Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, bashkimin shqiptar, nuk mund ta arsyetojmë më me idenë e traditës sonë, me idenë e romantizmit, por duhet ta arsyetojmë konkretisht, me të dhëna konkrete, ja pikërisht, këtë që po pyesni ju, çfarë i sjell bashkimi kombëtar popullit shqiptar?! I sjell shumë të mira, për jetën e tij të mirë, për ngritjen e standardeve në jetën e tij. Kosova ka disa të veçanta të saja natyrore, gjeografike, Shqipëria ka disa përparësi natyrore, gjeografike dhe kur bashkohen të veçantat natyrore të Kosovës dhe Shqipërisë, atëherë krijohen mundësitë, pasurohen mundësitë për jetë të gjatë më të mirë të të gjithë shqiptarëve. Kur bashkohen fuqitë krijuese të shqiptarëve në përgjithësi, në Shqipëri e Kosovë, ato fuqi krijuese sjellin shumë më tepër fryte dhe fryte shumë më të rëndësishme për jetën e të gjithë shqiptarëve. Për këtë arsye, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, bashkimi shqiptar është një premtim natyror, historik, ekzistencial me një rëndësi të jashtëzakonshme për jetën e popullit shqiptar sot dhe në të ardhmen historike”, u shpreh Rexhep Qosja./

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit