Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Stambollit ditën e sotme, ku është takuar me Presidetin turk Rexhep Taip Erdogan. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, vetë kryeministri Rama ka ndodhur arsyen e vizitës së tij në Turqi.
Bëhet fjalë për bisedime me presidentin turk sa i takon disa projekteve të rëndësishme për vendin tonë, si dhe një sërë investimesh strategjike.
“Drekë në Stamboll me Presidentin Erdogan për projektin e aeroportit të Vlorës, linjën ajrore shqiptare e investime të tjera strategjike”, shkruan kryeministri Rama.