Pajisja me armë sigurisht se është ndër gjërat më të nevojshme për Policinë e Kosovës.
Aksione të shuma, tejet të rrezikshme kanë hasur këta të fundit pothuajse gjatë secilës periudhë në të cilën është gjendur Kosova.
Ndërsa aksionet më të rrezikshme të fundit të Policisë së Kosovës mund të cilësohet edhe provokimi nga ana e shtetit serb për futjen e një treni “rus” të nisur nga Beogradi për në Mitrovicë. Treni me mbishkrime në gjuhë të shumta “Kosova është Serbi” ishte pikërisht një ndër rreziqet për eskalimin e gjendjes.
Ndërsa ishin pikërisht Policia e Kosovës të cilët intervenuan me kohë duke hyrë në veriun e Mitrovicës, në mënyrë që çdo qytetarë të ndihej më i sigurt dhe që vetë vendi të jetë i tillë.
Kurse në një prononcim për Indeksonline Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka theksuar se Policia e Kosovës për çdo vit bën planifikimet e saja policore për furnizimin e nevojshëm më mjete dhe pajisje të nevojshme logjistike, duke përfshirë edhe furnizimin me armë.
Ky i fundit duke mos cekur saktësisht se kur është herë e fundit kur Policia e Kosovës është furnizuar me armë, ka bërë të ditur se policia vazhdon të furnizohet në bazë të nevojave.
“Policia e Kosovës për çdo vit bën planifikimet e saja policore për furnizim me mjete dhe pajisje te nevojshme logjistike, duke përfshirë edhe furnizimin me armë dhe municion te mjaftueshëm. Sa i përket furnizimit me armë dhe municion këto procedura behën sipas planifikimeve, nevojave për furnizim duke respektuar dhe duke u bazuar ne legjislacionin ne fuçi”, ka thënë Kelani.
Gjithashtu Kelani ka thënë se Policia e Kosovës ka kontratë për furnizim me armë dhe ka rezerva të municionit.
“Policia e Kosovës ka kontrate për furnizim me armë dhe ka rezerva te municionit, dhe varësisht prej nevojave furnizohet me arme, qofshin arme te shkurta apo edhe arme te gjata”, ka shtuar Kelani./Indeksonline/