Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, të shtunën i është kundërpërgjigjur të shtunën urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump për ndalimin e refugjatëve dhe frenimin e migrimit nga disa vende duke i mirëpritur ata refugjatë në Kanada.
“Për ata që i ikin persekutimit, terrorit dhe luftës, kanadezët do t’ju mirëpresin, pavarësisht besimit tuaj. Diversiteti është fuqia jonë. #MirëseviniNëKanada”, ka shkruar në Twitter kryeministri kanadez, Trudeau.
Veç postimit për mirëseardhje të refugjatëve, Trudeau ka postuar edhe disa fotografi të vjetra të tijat kur i mirëpriste refugjatët sirianë në Kanada.
Trump të premten nënshkroi një urdhër ekzekutiv që tha se do të ofrojnë një verifikim të detajuar të refugjatëve për t’u siguruar se “terroristët radikalë islamikë” nuk do të mund të hyjnë në SHBA.