2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Maqedonia ka shumë probleme

Më të lexuarat

Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Nils Muzhnieks ka theksuar se Maqedonia ka shumë probleme.

Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për “Deutsche ëelle”, duke kërkuar që autoritetet e këtij vendi duhet më me energji ti kapin punët për të eliminuar faktorët që dëmtojnë kohezionin social.

“Përshtypja e parë është se ky vend është njëllojë sikur para 11 viteve, kur ishte nënshkruar Marrëveshja e Ohrit. Ka përparime, por mbeten edhe shumë probleme, ndërsa në disa fusha problemet janë edhe më të mëdha qysh nga e kaluara. Përshtypjet ndërkohë në përgjithësi më janë pozitive, por kam hasur punë që nuk i duam”, ka deklaruar komisioneri Muzhnieks pas një vizite të tij në Maqedoni.

Ai ka theksuar se në këtë vend vazhdon të jetë evidente dhe më e thellë ndarja midis shqiptarëve dhe maqedonasve në shkolla. “Segregacioni në shkolla midis shqiptarëve dhe maqedonasve është shumë më e thellë se para 10 viteve. Ka shumë pak kontakte në terren. Edhe pse ka probleme pozitive, kjo paraqet problem të madh”, ka theksuar Muzhnieks.

Zyrtari i Këshillit të Evropës ka kërkuar që të kushtohet kujdes edhe për komunitetin rom. Muzhnieks ka dënuar veprimin për marrjen e pasaportave të pjesëtarëve të komunitetit rom, për shkak të dyshimeve se ata synojnë të ikin drejt vendeve të BE-së për përfitimin e statusit të azilit. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit