14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

SHBA-të nuk dërgojnë delegacion në negociatat për Sirinë

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk do të dërgojnë një delegacion të tyre në bisedimet e paqes për Sirinë të cilat pritet të fillojnë në Astana, me pretekstin e “tranzicionit presidencial” me të cilin janë të angazhuar.

“Në vend të delegacionit, Washingtoni do të përfaqësohet nga i dërguari i saj në Kazakistan”, deklaroi mbrëmë për AA, ushtruesi i detyrës së zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner.

“Washingtoni zyrtar ka marrë një ftesë nga Kazakistani i cili ka ftuar SHBA-të të marrin pjesë në bisedimet në cilësi të vëzhguesit”, tha Toner, për të shtuar se vendi i tij çmon lartë ftesën.

Përfaqësuesit e qeverisë së Sirisë dhe ata të opozitës të hënën pritet të takohen në përpjekje për të përforcuar armëpushimin dhe për ti dhënë fund luftës gjashtë vjeçare.

Bisedimet për paqen do të mbahen në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

Në tryezën e bisedimeve pritet të ulën rreth 50 përfaqësues të opozitës, përfshirë këshilltarët dhe negociatorët.

Pas marrëveshjes së muajit të kaluar për armëpushim, të ndërmjetësuar nga Turqia dhe Rusia, takimi në Astana vjen si pjesë e përpjekjeve të të dy vendeve për të gjetur një zgjidhje politike për t’i dhënë fund konfliktit gjashtë-vjeçar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit