10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Përse na lotojnë sytë kur është jashtë ftohtë

Më të lexuarat

Të gjithë e dimë që sytë lotojnë kur jashtë është temperatura minus, ndonëse vërtet nuk e dimë përse.

Në realitet, ekziston arsye shumë e rëndësishme përse ndodhë kështu, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, kjo është mënyra që sytë të qëndrojnë mjaft të lagësht në mënyrë që të mund të rrahim qerpikët dhe të shikojmë.

Kur temperaturat e jashtme janë të ulëta, ajri është më i thatë, për ç’shkak sytë (si edhe lëkura e buzëve) thahen.

Oftalmologu Jemes Horan ka shpjeguar që ajri dhe lagështia e vogël e ajrit na bëjnë që të na lotojnë sytë.

Ky është në të vërtetë reaksioni i trupit tonë i cili përpiqet që të na sigurojë që maksimalisht mirë të shohim dhe vështirësia e shikimit në temperaturën e jashtme në minus gradë të jetë minimale.

Krahas temperaturës, lagështia dhe drita gjithashtu kanë rol në atë se a do të na mbushen sytë me lot kur dalim jashtë.

Reflektimi i dritës në borë i bënë sytë tanë më të shndritshëm.

Oftalmologu thotë që nuk është keq që gjithmonë me vete të bartim syze, të cilat do të na mbrojnë sytë kur të kemi nevojë.

Gjithashtu, propozon që nëse keni sy të ndjeshëm, para se të dilni në temperaturën minus, vini lot artificialë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit