3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Tashmë zyrtare, përfitoni nënshtetësinë turke duke investuar 2 milionë dollarë

Më të lexuarat

Turqia do të japë të drejtën e nënshtetësisë për të gjithë qytetarët e huaj, që investojnë në vend…

 

Turqia do të japë të drejtën e nënshtetësisë për të gjithë qytetarët e huaj, që investojnë në vend.

“Rregullorja për Ndryshime në Implementimin e Ligjit të Nënshtetësisë Turke” u publikua të enjten në Fletoren Zyrtare duke marrë kështu edhe fuqi ligjore për zbatim të menjëhershëm.

Përmes këtij amendamenti, të gjithë qytetarët e huaj, që nuk paraqesin “rrezik për sigurinë kombëtare”, do të mund të fitojnë nënshtetësinë turke me vendim të Këshillit të Ministrave nëse investojnë një kapital fiks me vlerë jo të më të vogël se 2 milionë dollarë apo nëse kadastra konstaton që kanë blerë pasuri të patundshme me vlerë jo të më të vogël se 1 milion dollarë dhe nuk e kanë shitur atë për të paktën 3 vite.

Sipas rregullores së re, përcaktimi i vlerës monetare do të bëhet në bazë të kursit të këmbimit efektiv të Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë në ditën e konstatimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit