0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Shkencëtarët regjistrojnë shkrirje rekorde të akullit

Më të lexuarat

Copat polare të akullit të Antarktidës dhe Grenlandës tani janë duke u shkrirë tri herë më shpejt se në vitin 1990, thuhet sipas një studimi shokues të publikuar të enjten dhe bashkë-autor ka nga një shkencëtarët e Boulder.

Deri më sot, besohet se akulli i shkrirë ka shtuar vetëm rreth gjysmë inçi në nivelin e detit. Por ritmi i shpejtë i shkrirjes së akullit, veçanërisht në Grenlandë, tani ka shqetësuar shkencëtarët.

Hulumtimi i ri i botuar në revistën Science konstaton se Antarktida po shkrihet, por pika më të mëdha të shkrirjes së akullit vërehen në Grenlandë, të cilat mbulojnë pjesën më të madhe të ishullit, për ta bërë çështjen edhe më kritike.

Niveli i shkrirjes është rritur nga rreth 55 miliardë ton sa ishte në vitin 1990 në pothuajse 290 miliardë ton në vit kohëve të fundit, thuhet në bazë të studimit të Science.

“Greenlanda me të vërtetë është duke u shkrirë” tha bashkë-autori i studimit Ted Scambos, shkencëtar në Boulder National Snow and Ice Data Center, i cili është pjesë e Universitetit të Kolorados.

“Në Grenlandë, shkrirja ishte aq e rëndë sa ajo mori me vete edhe instrumentet tona të cilat i përdorim për të matur shkrirjen e copave të akullit” ka shtuar Scambos.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit