Ushtria e Pakistanit thotë se ka kryer me sukses testin për lëshimin e raketave me rreze të mesme, e aftë për të mbajtur kokë me mbushje nukleare.
Në një komunikatë të ushtrisë thuhet se raketa Hatf V ose Ghauri u lëshua të mërkurën në një vend të pa përcaktuar.
Thuhet se raketa mund të mbajë përbërje nukleare dhe ka një distancë goditës prej 1300 kilometrash.
Pakistani ka kryer edhe teste të mëparshme për këtë raketë. Vendi është bërë vendi i deklaruar me fuqi nukleare që prej vitit 1998, kohë kur realizoi një test në përgjigjet të armikut dhe fqinjit të saj, Indisë. /