3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Stamboll, jep dëshmi personi që u shfaq si fajtor në rrjetet sociale

Më të lexuarat

Personi Ramazan I., fotografia e të cilit u shpërnda në disa portale të lajmeve dhe rrjete sociale si i dyshuar për sulmin terrorist në klubin e natës në Ortaköy të Stambollit, ka ardhur në Drejtorinë Policore në Zeytinburnu dhe ka dhënë dëshmi, raporton Anadolu Agency (AA).

Mustafa Serdar Akdoğan, avokati i Ramazan I., në deklaratën për gazetarët para drejtorisë policore tha se e dënojnë sulmin terrorist në Stamboll.

“Kemi ankesë për personat që tentojnë ta ndryshojnë axhendën e shtetit dhe që shënjestrojnë klientin tim”, tha ai.

Akdoğan theksoi se fotografia e klientit të tij është shfaqur në disa faqe të internetit sikur ai të kishte qenë fajtori, duke shtuar se kjo është shembull i papërgjegjësisë. Akdoğan më tej tha se së bashku me klientin e tij kanë ardhur në Drejtorinë Policore në Zeytinburnu për të dëshmuar se nuk kanë asnjë lidhje me rastin.

Ai vuri në pah se dëshmitë e nevojshme i kanë parashtruar edhe para Departamentit Antiterror pranë Drejtorisë Policore të Stambollit.

“Kemi ankesa për disa organizata dhe persona që pa përgjegjësi kanë reflektuar ngjarjen dhe kanë shkaktuar dëmtimin e klientit tim, si dhe personat të cilët duke përdorur rrjetet sociale tentuan ta ndryshojnë axhendën e shtetit, në të njëjtën kohë duke shënjestruar klientin tim, shtetas i Kazakistanit i lindur në Turqi. Ne parashtruam kërkesën tonë para drejtorisë policore”, theksoi Akdoğan.

“Pamjet në aeroport para 3-4 viteve”

Akdoğan njoftoi se fotografitë që u përhapën në media dhe që u përkasin kamerave të sigurisë së aeroportit gjatë hyrjes dhe daljes së klientit të tij në Turqi, janë fotografi para 3-4 viteve.

“Klienti im merret me biznes këpucës dhe pantoflash. Është shtetas i Kazakistanit, megjithatë, është i lindur në Zeytinburnu të Stambollit. Familja e tij jeton në Kazakistan, ndërsa ai vet shpeshherë vjen në Turqi”, tha Akdoğan./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit