-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Policia e Nju Jorkut lejon zyrtarët muslimanë të mbajnë mjekrën dhe ata sikh të bartin turbanin

Më të lexuarat

Policët e Nju Jorkut do të lejohen të mbajnë mjekra dhe turbanë edhe gjatë kohës sa janë me uniformë, në përputhje me fenë e tyre, një masë kjo e kërkuar prej kohësh nga zyrtarë policorë muslimanë dhe sikh.

Policët sikh në Nju Jork do të lejohen të veshin çallmat me gjatësi standarde, me kusht që ato të jenë blu. Ata fillimisht janë kufizuar në veshjen e turbanëve të vegjël që përshtaten me kapelat e rregullta policore.

Policët sikh dhe muslimanë do të lejohen të rrisin mjekrën deri në gjysmë inç (1.3 centimetra) të gjatë, në vend të një milimetër sa ka qenë e lejuar deri më tani.

“Ne po bëjmë këtë ndryshim, për të siguruar të gjithë ata që dëshirojnë të aplikojnë për të punuar në departamentin më të madh të policisë në vend, se do t’u ofrojmë atyre këtë mundësi,” tha komisioneri James O’Neill në një fjalim gjatë diplomimit të rekrutëve të Akademisë së Policisë të mërkurën mbrëma.

Vetëm një numër i vogël i forcave të policisë bashkiake në SHBA lejojnë aktualisht zyrtarët e tyre të mbajnë mjekër dhe çallma, përfshirë Uashington dhe Riverside, Kaliforninë, sipas The New York Times.

Rregullorja e rishikuar, e cila pritet të finalizohet muajin e ardhshëm, vjen pas ankesës që kishte parashtruar një polic musliman kundër policisë së New York-ut verën e kaluar, kur ai u pezullua për shkak se mjekra e tij nuk përputhej me rregullore.

Por polici, Masood Syed, thotë se rregullorja e re nuk mjafton. Ai dëshiron që zyrtarëve t’u lejohet të lëshojnë mjekrën deri në dy inç (5cm) të gjatë, njoftoi CNN./tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit