-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Më shumë ushtarë amerikanë kanë bërë vetëvrasje se sa që kanë vdekur në luftë kundër ISIS

Më të lexuarat

Vetëvrasja, e jo fushëbeteja, është shkaku kryesor i vdekjes së ushtarëve të vendosur në Lindjen e Mesme për të luftuar ISIS, transmeton koha.net.

Nga 31 ushtarë që kanë vdekur që nga 27 dhjetori i 2014-ës, kur ka nisur fushata kundër ISIS, 11 nga ta kanë bërë vetëvrasje, tetë kanë vdekur në fushëbetejë.

Ndërsa vdekjet tjera të ushtarëve janë si rezultat i aksidenteve, sëmundjeve apo lëndimeve, ndërsa një rast është duke u hetuar.
Viktimat më të pakta të luftës janë si rezultat i kontaktit të limituar direkt me ISIS, dhe falë aeroplanëve dhe dronëve që kanë vrarë 50 mijë luftëtarë të ISIS.

Në këtë listë përfshihen viktimat që kanë ndodhur në Bahrein, Qipro, Egjipt, Irak, Izrael, Jordani, Kuvajt, Liban, Katar, Arabin Saudite, Siri, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, në lindje të detit Mesdhe, Gjirin Persik dhe Detin e Kuq, sipas Departamentit të mbrojtjes së SHBA, transmeton koha.net.

Dhe nuk përfshihet operacionet tjera në Lindjen e Mesme, si Operacioni Iraku i Lirë apo Operacioni Liria e Qëndrueshme, ku në të dy misionet ka pasur shumë më shumë viktima në beteja se sa vetëvrasje, me një diferencë të madhe, sipas Departamentit të Mbrojtjes.

Se pse vetëvrasjet janë shkak i më shumë vdekjeve se sa fushëbetejat në luftën kundër ISIS, një ekspert thonë se mund të shpjegohet lehtë.
“Unë nuk mendoj se ka asnjë shakë të vetëm për këtë” ka thënë Rajeev Ramchand, një shkencëtar i sjelljes në Rand Corp, i cili ka studiuar vetëvrasjet e ushtarëve, “Ka një numër të madh faktorësh”.

Ramchand ka thënë se faktorët prej të cilëve vije deri te vetëvrasja mund të përfshijnë, sëmundjet mendore që kanë pasur para regjistrimit në ushtri, stresi post-traumatik dhe koha e gjatë që ka ushtria që është në luftë qe 16 vite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit