-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Digjet një faltore e besimtarëve muslimanë në Kanada

Më të lexuarat

Në provincën Quebec të Kanadasë i është vënë zjarri faltores e cila ishte sulmuar para dy muajve, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra Kulturore Muslimane e cila përdoret si faltore në qytetin Sept-Iles me 25 mijë banore në lindje të provincës Quebec, është djegur nga persona ende të paidentifikuar. Zjarri është shuar pas intervenimit të zjarrfikësve, por faltorja është sjellë në gjendje të papërdorshme.

“Më dhemb shpirti”

Nabil Matrajji nga xhemati i Qendrës Kulturore Muslimane në Sept-Iles është shprehur: “Më dhemb shpirti. Këtë vend e kishim riparuar nën kushte shumë të vështira. Tani nuk di çfarë të them. Urrejtje, hakmarrje apo injorancë?”

Ndërkaq, policia e provincës Quebec pas sulmit ka filluar hetimet.

Po ashtu bëhet e ditur se Qendra Kulturore Muslimane në Sept-Iles do të ngelet e mbyllur deri në riparimin e saj.

Faltorja ishte sulmuar edhe në muajin tetor

Qendra Muslimane Kulturore në Sept-Iles ishte sulmuar edhe në muajin tetor. Sulmuesi i cili kishte hyrë në qendrën e blerë nga një grup muslimanësh, kishte copëtuar librat dhe kishte thyer muret. Sulmuesi në fjalë ishte kapur pas incidentit, megjithatë policia e kishte lënë të lirë të dyshuarin duke pohuar se i njëjti ka premtuar se do të paraqitet në seancë gjyqësore.

Në qendrën e cila pas sulmit ishte riparuar dhe rihapur, ende nuk kryhen rituale fetare. Disa banorë muslimanë të qytetit e përdorin qendrën për namazin e Xhumasë dhe Bajramit si dhe për t’u takuar në fundjavë.

Po ashtu, në tre muajt e fundit në Kanada janë sulmuar dy faltore të ndryshme në qytetin Calgary, ndërsa në Universitetin e Calgaryt ishin vendosur afishe me përmbajtje ofenduese ndaj Islamit dhe profetit Muhamed./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit