-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Emine Erdoğan letër bashkëshorteve të liderëve të botës për Sirinë

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Emine Erdoğan, bashkëshortja e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një letër dërguar bashkëshorteve të liderëve të botës është shprehur se “Ndodhemi në një situatë ku jemi të detyruar të bëjmë më shumë se sa të derdhim lot për Sirinë. Iu bëj thirrje të gjitha grave në të gjithë botën që të veprojnë për gratë dhe fëmijët sirianë që janë lënë në uri, pa ujë dhe në mungesë të ndihmave mjekësore duke u përballur me vdekjen”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga qendra e shtypit e Presidencës së Turqisë njoftohet se Emine Erdoğan iu ka dërguar letër bashkëshorteve të liderëve të botës.

Duke rikujtuar zhvillimet në Siri në letrën e saj Erdoğan shprehet se “Në Siri para syve tanë po përjetohet një dramë e madhe njerëzore. Në këtë vend gjatë 5 viteve të kaluara janë vrarë më shumë se 600 mijë njerëz, 7 milionë janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe 5 milionë të tjerë janë detyruar të braktisin vendin e tyre. Në konfliktet ku janë përdorur madje edhe armë kimike janë masakruar fëmijët, gratë dhe civilët. Zemrat tona tashmë nuk mund të durojnë më dhimbjet.”

Duke tërhequr vëmendjen ndaj indiferencës së komunitetit ndërkombëtarë për këto zhvillime, Erdoğan ndër të tjera ka shtuar: “Indiferenca e treguar dhe heshtja që ka mbështjellë komunitetin ndërkombëtar teksa të gjitha këto përjetohen para syve të të gjithë botës do të shënohen si një njollë e zezë në historinë njerëzore, ashtu siç ka ndodhur në Bosnje dhe në Ruandë. Si një nënë, një grua dhe para së gjithash si një njeri paraqes në ndërgjegjen tuaj këtë dramë njerëzore të përjetuar në Siri.”

“Iu bëj thirrje grave të botës që të dëgjojnë fëmijët që i bëjnë thirrje ndërgjegjes së njerëzimit në këtë botë ku ato kanë humbur prindërit, dhe kanë mbetur të vetëm e të pambrojtur. Bëj thirrje që të gjejnë një zgjidhje problemet e prindërve që kërkojnë fëmijët e tyre në mesin e rrënojave. Iu bëj thirrje gjithashtu institucioneve dhe të gjithë atyre që besojnë në të drejtat dhe liritë njerëzore, që të kalojnë në veprim për të mbrojtur të drejtën e jetës e cila është një e drejtë themelore”, ka shtuar më tej në letrën e saj Emine Erdoğan.

Ajo ka theksuar se “Si Turqi ne strehojmë 3 milionë njerëz që janë larguar nga lufta dhe konfliktet. Edhe në dramën e përjetuar në ditët e fundit në Halep nuk kemi qëndruar indiferentë. Kemi hapur krahët dhe zemrat për refugjatët të cilët kanë ardhur dhe do të vijnë nga zonat e sigurta, pasi kaluan nëpër korridoret njerëzore të hapura me ndërmjetësimin e vendit tonë. Ashtu si të gjitha viktimat që janë ende nën kujdesin tonë edhe fëmijët, gratë dhe meshkujt nga Halepi do të jenë mysafirët tanë deri ën ditën kur ato do të kthehen në shtëpitë e tyre.”

Në fund të letrës së saj Emine Erdoğan është shprehur “Unë besoj me gjithë zemër se ju do të ofroni kontribut për të kaluar në veprim komunitetin ndërkombëtar për këtë çështje. Rrugën e cila shkon drejt ndërtimit të një bote të sigurtë, të qetë dhe në mirëqenie mund ta hapim vetëm nëse veprojmë së bashku. Me këtë rast personalisht dhe në emër të popullit tim shpreh urimet e mia më të sinqerta miqësore, dhe uroj që viti 2017 të sjellë paqe dhe lumturi për të gjithë njerëzimin.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit