-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mbajtja e meshës në Kalanë e Rozafës cënon harmoninë fetare në Shkodër

Më të lexuarat

Xhamia e Kalasë, siç njihet ndryshe nga vendasit, është restauruar nga Sulltan Mehmeti II në vitin 1479 duke shërbyer si xhami për shekuj me rradhë.

Për të dymbëdhjetin vit rradhazi katolikët e shkodrës kanë organizuar meshën në xhaminë e Sulltan Mehmetit II, në Kalanë e Rozafës, duke neglizhuar krejtësisht ndjenjat e besimtarëve muslimanë të Shkodrës dhe thirrjet e Myftinisë së zonës për të mos cënuar harmoninë fetare e për të mos i shkelur kufinjt e tolerancës ndërfetare duke mbajtur meshë në një vend të kundërshtuar.

E njohur prej shekujsh si Xhamia e Sulltan Mehmetit II dhe e pretenduar nga katolikët si “Kisha e shën Shtjefnit”, prej disa vitesh kjo pjesë e kalasë është shndërruar në mollë sherri ndërmjet dy komuniteteve fetare.

Një pakt i para disa viteve ndërmjet dy bashkësive fetare kërkonte që riteve fetare të kryera në këtë pjesë të kalasë të mos i bëhej bujë mediatike, por kjo nuk është respektuar nga katolikët. Kisha ka filluar t’i organizojë dhe t’i bëjë publike meshat e përvitshme në kala, çka ka sjellur më pas edhe reagimin e muslimanëve të qytetit. Ky avaz është përsëritur më pas çdo vit.

Pamjet nga mbajtja e meshës në Xhaminë e Kalasë në Shkodër.

Ndërkohë, mbajtja e meshës së rradhës është cilësuar si përçarje ndërfetare nga Myftinia e Shkodrës. Në një prononcim për Observer.al, Myftiu imam Muhamed Sytari  e ka konsideruar mbajtjen e meshës në Xhaminë e Sulltan Mehmetit II si cënim të drejtëpërdrejtë të harmonisë dhe tolerancës ndërfetare në Shkodër.

“Është një shkelje e pakuptimtë dhe aspak e shëndetshme në raport me marrëdhëniet shembullore të qytetarëve shkodranë, me gjithë diversitetin fetar.” u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Ministria e Kulturës  e cila e ka nën administrim objektin, duket se e ka dhënë lejën për mbajtjen e meshës pa marrë në konsideratë kërkesën e muftinisë së Shkodrës e cila i ka dërguar ministrisë një notë proteste.

Por sipas Myftiut Sytari kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. “Ne si Myftini e kemi ngritur zërin në të gjitha mënyrat dhe institucionet, perfshirë edhe vetë kishën por, për fat të keq, nuk kemi marrë asnjëherë përgjigjen e drejtë,” ka deklaruar ai për Observer.al.

Më tej, ai e ka konsideruar mjaft shqetësues qëndrimin e Ministrisë së Kulturës, e cila sipas tij po i fryn zjarrit të përçarjes duke neglizhuar ankesat e muslimanëve të qytetit të Shkodrës. “Pasi i kemi bërë një notë proteste ministrisë kemi marrë përgjigje se objekti në fjalë është në administrim e ministrisë dhe se është e drejta e kujtdo të marrë leje prej saj për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme në të. Ky është modeli më negativ, kur qeveria luan me zjarrin e përçarjes me bazë fetare,” ka thënë Sytari.

Xhamia e Kalasë, siç njihet ndryshe nga vendasit, është restauruar nga Sulltan Mehmeti II në vitin 1479 duke shërbyer si xhami për shekuj me rradhë.

“Ai objekt është xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut dhe herët a vonë, ajo do kthehet në identitet,” ka përfunduar Myftiu Muhamed Sytari. 

Observer.al

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit