3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Egjipt, lirohen nga burgu 10 anëtarë të Vëllazërisë Muslimane

Më të lexuarat

Sipas gjykatës lirimi i tyre është bërë për shkak të problemeve shëndetësore

Gjykata në Egjipt ka vendosur për lirimin e 10 anëtarëve të grupit Vëllazëria Muslimane. Lirimi i tyre nga burgu është bërë për shkak të problemeve shëndetësore, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët i kanë dërguar sot gjykatës disa dosje ku tregohet se një pjesë e të akuzuarve janë me Hepatit C. Ndërkohë gjykata edhe më parë vendosi lirimin e të akuzuarit Hasan Ali më 8 tetor si dhe Abdulkerim Hafız dhe Omer Shaban më 2 nëntor për të njëjtin problem.

Ky proces gjyqësor, ku përfshihet edhe djali i presidentit egjiptian të rrëzuar përmes një grushti ushtarak, Usame Mursi nisi më 21 dhjetor 2015.

Në procesin në të cilin 271 persona gjykohen në mungesë, ndaj tyre rëndojnë akuzat për “aktivitete të dhunshme, heqja e të drejtës për qarkullim të qytetarëve dhe vrasje”.

Më 14 gusht 2013 sheshi Rabiatu’l-Adevijje u boshatis nga forcat e sigurisë, ndërkohë si pasojë e konfliktit të paktën 632 persona mbetën të vrarë nga të cilët 8 efektivë të sigurisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit