17.8 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Vendbanimet hebreje përplasin Izraelin me komunitetin ndërkombëtar

Më të lexuarat

Reagimet e komunitetit ndërkombëtar ndaj vendbanimeve hebreje janë bërë tema kryesore në shtypin izraelitë dhe atë palestinez

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OBK) që parasheh ndalimin “e menjëhershëm dhe plotësisht” të ndërtimit të vendbanimeve ilegale në territoret e okupuara palestineze, ka sjellë sërish në rend dite kolonitë ilegale hebreje në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor dhe ka sjellë ballë për ballë komunitetin ndërkombëtar dhe Tel Avivin zyrtar.

Se si do të vazhdojnë reagimet e komunitetit ndërkombëtar ndaj vendbanimeve hebreje të cilat edhe njëherë me këtë rezolutë u konstatuan të jenë ilegale, është bërë tema kryesore në shtypin izraelitë dhe atë palestinez.

Në mesin e shkrimeve në shtypin vendor në lidhje me rezultatet e mundshme të rezolutës së KS të OKB-së, vend kanë zënë tema si “Bojkotimi nga komuniteti ndërkombëtar i mallrave që prodhohen në vendbanimet hebreje dhe reflektimi i kësaj në ekonominë e Izraelit; Hapja e procedimeve të reja gjyqësore nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) kundër Izraelit dhe shpallja e vendimeve për procedimet aktuale; Rritja e mundësisë së pranimit të Palestinës si anëtare e OKB-së dhe shtimi i përpjekjeve të presidentit palestinez Mahmud Abbas në këtë drejtim”.

Ndërkaq, në mesin e temave të përfolura është edhe shqetësimi i Izraelit ndaj propozimit të mundshëm të ndonjë projekt-rezolute të re në KS të OKB-së para përfundimit të mandatit të presidentit amerikan Barack Obama për zgjidhjen çështjes izraelito-palestineze.

Gjithashtu, kanë filluar të shfaqen disa sinjale se pala palestineze do të ndërmarrë iniciativa konkrete në lidhje me këto çështje. Në deklaratën me shkrim nga Koalicioni i Forcave Nacionale dhe Islame që mbledh nën çatinë e saj grupet si Fatah, Hamas, Xhihadi Islamik, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës dhe Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës, theksohet nevoja për përpjekje në nivel ndërkombëtar për ta detyruar Izraelin ta zbatojë rezolutën e miratuar nga KS i OKB-së.

Në deklaratë është bërë thirrje që çështja e vendbanimeve ilegale të transferohet në ICC për shkak se ato përbëjnë krim lufte kundër popullit palestinez, ndërkohë që është theksuar nevoja që Izraeli të gjykohet për mosrespektim të këtyre dispozitave.

Reagimi i parë i Izraelit ishte i ashpër

Nga ana tjetër, kryeministri Benjamin Netanyahu i cili deklaroi se nuk e njeh rezolutën e KS të OKB-së, thirri në ministrinë e jashtme ambasadorët e shteteve që votuan në favor të rezolutës dhe mori vendimin për sanksione diplomatike ndaj disave prej këtyre shteteve.

Netanyahu po ashtu deklaroi se do të ndërpresë pagesat që Izraeli ia bën OKB-së, se është anuluar takimi Ukrainës – e cila votoi në favor të rezolutës – në Izrael në nivel kryeministrash dhe se janë ndërprerë programet humanitare për Senegalin. Si reagim ndaj kësaj, Ukraina thirri ambasadorin e Izraelit në Kiev në ministrinë e jashtme, me çka tensionet mes dy shteteve u ngritën edhe më shumë.

Ulja e nivelit të marrëdhënieve diplomatike nga Izraeli me shtetet që votuan në favor të rezolutës dhe ankesimi i Bregut Perëndimor sikurse Jerusalemi lindor, u bënë çështje të përfolura. Megjithatë, para se Izraeli të hedhë hap para në këtë drejtim, pritet që ai të presë uljen e Donald Trump në kolltukun presidencial.

Urdhri i ministrit izraelit të Mbrojtjes Avigdor Liberman drejt oficerëve të lartë ushtarakë për ndërprerjen e kontakteve me zyrtarët izraelitë (me përjashtim të takimeve në kuadër të marrëveshjes për siguri) dhe lajmet për ndërtimin e 5.600 ndërtesave të reja shtesë në vendbanimet hebreje në Jerusalemin lindor, u perceptuan si shenjat e para që Izraeli do të zgjerojë okupimin dhe do të ndjekë politika edhe më të ashpra, edhe përkundër rezolutës së KS të OKB-së.

Izraeli është i detyruar të veprojë me kujdes më të madh

Yarif Oppenheimer, një nga drejtuesit e organizatës për të drejtat e njeriut “Paqe Tani” (Peace Now) e cila është kundër vendbanimeve hebreje, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha: “Megjithëse qeveria e Izraelit ka shfaqur reagime të ashpra ndaj kësaj rezolute, kur marrim parasysh politikën, këto lloj vendimesh kanë ndikim të madh në politikën e Izraelit. Në të ardhmen mund të shohim më pak aktivitete për ndërtim të vendbanimeve hebreje. Izraeli do të ketë më shumë kujdes dhe do të jetë më hezituese në vendimet që do t’i marrë në lidhje me vendbanimet”.

Duke shpalosur mendimet e tij për reflektimin e rezolutës së KS të OKB-së edhe në opinionin e brendshëm të Izraelit, Oppenheimer tha se kjo rezolutë ka ndikuar negativisht në imazhin e Netanyahut. “Sipas meje, kurbani më i rëndësishëm i kësaj rezolute është kryeministri Netanyahu. Ai ishte përpjekur t’i tregonte opinionit të brendshëm se mbron Izraelin në arenën ndërkombëtare dhe si një person i cili lufton për imazhin e Izraelit, mirëpo nuk arriti të ketë sukses. Tani duket shumë i dobët dhe ka marrë goditje të rëndë nga komuniteti ndërkombëtar. Ka dallim në mes të Izraelit dhe territoreve të okupuara. Në afat të gjatë, izraelitët do të kuptojnë se e gjithë bota do ta pranojnë realitetin e Izraelit, mirëpo nuk do ta pranojnë okupimin e Gazës dhe Bregut Perëndimor”, u shpreh Oppenheimer.

Oppenheimer theksoi se ende duhet të vazhdojnë presionet ndaj qeverisë së Netanyahut në mënyrë që të arrihet marrëveshje në lidhje me vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të okupuar.

Rezoluta e KS të OKB-së nuk mjafton për ta ndalur Izraelin

Ziyad El Hammuri, kryetari i “Qendrës së Jerusalemit për Hulumtime Juridike, Ekonomike dhe Shoqërore”, ka thënë se rezoluta e KS të OKB-së nuk do ta ndalë Izraelin përderisa komuniteti ndërkombëtar nuk ushtron presion.

“Analizat dhe lajmet në shtypin izraelit fajësojnë kryeministrin Netanyahu. Kjo gjendje e shfaq Netanyahun si të pasuksesshëm para shoqërisë izraelite. Rrjedhimisht, në shoqërinë hebreje do të vazhdojë të rritet e djathta”, është shprehur Hammuri.

Duke theksuar se zërat e ngritur në opinionin izraelit nuk kanë kuptimin që kjo rezolutë ka fuqi sanksionuese, Hammuri ka thënë: “Sepse ne jemi të mësuar me këto. Edhe më parë ishin ngritur zëra të njëjtë ndaj rezolutave. Një shembull tjetër i kësaj është moszbatimi i vendimeve të marra në lidhje me Palestinën në Konferencën e Paqes në Lindjen e Mesme që njihet si Konference e Annapolisit e që u organizua në vitin 2007 në SHBA. Përderisa organizohej konferenca, Izraeli mori vendimin për ndërtimin e mbi 50 mijë vendbanimeve ilegale”.

Hammuri ka theksuar se qeveria palestineze, nga ana tjetër, përpiqet të realizojë atë që pritet nga ajo në lidhje me aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve hebreje dhe në lidhje me Jerusalemin lindor. Ai më tej ka shtuar. “Sipas meje, ka presion të madh ndaj qeverisë së Palestinës. Qeveria palestineze nuk ka fuqi të ushtrojë presion ndaj komunitetit ndërkombëtar. Edhe po të japë çdo përpjekje të mundshme, ajo nuk do të marrë përgjigje në arenën ndërkombëtare. Ajo nuk mund t’i vihet përballë fuqisë së Izraelit në këtë drejtim. Shembulli më konkret i kësaj është projekti që u pranua rishtazi për hekurudhën që shtrihet nga Ramallahu në Jerusalem dhe prej këtu për në Hebron dhe Bi’ru’s Seba. Në anën tjetër është projekti i aeroportit ndërkombëtar që është planifikuar të ndërtohet në qytetin Eriha në Bregun Perëndimor. Të gjitha këto tregojnë se Izraeli shpërfill komunitetin ndërkombëtar dhe vendimet e tyre dhe se ka plane të mëdha për Bregun Perëndimor.

Sipas Hammurit, me rezolutën e pranuar në KS të OKB-së, kanë filluar të shfaqen zërat për aneksimin e Bregut Perëndimor në politikën izraelite. Në fund të fjalës së tij, Hammuri është shprehur: “Përpjekjet për mënjanimin e zgjidhjes me dy shtete dhe shfuqizimin e qeverisë palestineze kanë filluar të përshpejtohen. Kjo rezolutë e KS të OKB-së i bën palestinezët të ndihen se kauza e tyre ende ngelet aktive në komunitetin ndërkombëtar. Megjithatë, nëse nuk fuqizohet me nenet në kapitullin e shtatë të Kartës së OKB-së, atëherë kjo rezolutë nuk do të ketë asnjë kuptim. Nuk ka vlerë asnjë rezolutë që nuk ngërthen sanksione ndaj Izraelit, sepse në OKB edhe më herët janë marrë rezoluta në mënyrë të njëjtë. Më konkreti nga këto është ishte vendimi i marrë në vitin 2004 në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Hagë e cila i konsideronte si ilegale aktivitetet ndërtimore të Izraelit dhe përpjekjet e tij për hebreizimin e Jerusalemit dhe aneksimin e Bregut Perëndimor. Megjithatë, që nga viti 2004 e deri më tani, në politikën e Izraelit nuk ka ndodhur asnjë ndryshim dhe vazhdon në mënyrë të njëjtë. Aktivitetet për ndërtimin e vendbanimeve hebreje dhe murit të ndarjes vazhdojnë pa ndërprerje”.

Rezoluta e miratuar pranuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), me anë të së cilës kërkohet nga Izraeli që të ndalojë “plotësisht dhe në mënyrë të menjëhershme” veprimet e të gjitha ndërtimeve të paligjshme për vendbanimet hebreje në territoret palestineze nën okupinin e Izraelit, ka rihapur sërish debatin mbi vendbanimet ilegale hebreje në Jerusalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor

Historiku i vendbanimeve hebreje në territoret palestineze është kështu:

Izraeli në vitin 1967 menjëherë pas okupimit të Jerusalemit Lindor dhe Bregut Perëndimor nisi ndërtimet e vendbanimeve hebreje në rajon. Qeveria izraelite nën drejtimin e Partisë së Punës me tendenca të majta, në procesin gjatë 1967-1977 startoi programin intensiv për ndërtimin e njësive të vendbanimeve hebreje në Jerusalemin Lindor dhe përreth tij si dhe përreth Detit të Vdekur në lindje të Bregut Perëndimor.

Edhe partia Likud e ekstremit të djathtë e cila formoi qeverinë pasi mori në dorëzim drejtimin e saj nga Partia e Punës gjatë procesit në vitet 1977-1987 duke vazhduar pa ndërprerë programin për ndërtimin e njësive të vendbanimeve hebreje, vendosi në objektiv që të rriste në 1 milion numrin e hebrenjve që jetonin në territoret ku do të ndërtonte vendbanimet përreth Bregut Perëndimor.

Qeveria izraelite e periudhës 1990, duke shpallur mos njohjen e kufijve të vitit 1967 e përshpjetoi planin për ndërtimin e njësive të venbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor. Në këtë proces qeveria Izraelite për të siguruar qarkullimin mes njëra tjetrës të njësive të paligjshme të vendbanimeve hebreje dhe qyteteve të tjera izraelite ndërtoi rrugë të sigurta që kalonin nga rajonet e brendshme të Bregut Perëndimor.

Me thirrjen për “ndërtimin e vendbanimeve në çdo anë të Bregut Perëndimor” të ish-kryeministri izraelit Ariel Sharon në vitin 1996, njësitë e vendbanimeve hebreje nisën të ndërtoheshin drejtpërdrejt në rajonet e brendshme të Bregut Perëndimor.

Njësitë e vendebanimeve hebreje në Gaza

Izraeli në vitin 1968 për herë të parë në Rripin e Gazës duke marrë nën kontroll rajonin nisi të ndërtojë njësitë e vendbanimeve hebreje në shumë pika strategjike.

Izraeli i cili ndërtoi 19 mijë njësi venbanimi hebreje mbi një territor prej 23 mijë metra katrorë në Rripin e Gazës, aneksoi këto territore nën emrin “territor i sigurtë”.

Kryeministri izraelit i periudhës 2003 Sharon bashkë me rezistencën e armatosur që rritej në Gaza, për herë të parë solli në rendin e ditës “Planin e Ndarjes” i cili parashikonte zbrazjen e territoreve të vendbanimeve hebreje në rajon.

Izraeli më 15 qershor 20015 duke zbrazur dhe shembur njësitë e paligjshme të vendbanimeve hebreje në Rripin e Gazës u detyrua të tërhiqej nga Gaza.

Në 49 vite 262 vendbanime zyrtare dhe jozyrtare

Njësitë e vendbanimit hebre Kefar Atsiyon në jug të Bregut Perëndimor, pranohen si territori i parë që Izraeli ka ndërtuar në vitin 1967 në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor menjëherë pas okupimit.

Sipas Drejtorit të Shoqatës Private të Studimeve Arabe dhe ekpertit për njësitë e vendbanimeve hebreje, Halil Tüfekçi krahas 136 njësive të ligjshme të vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor, vihet në dukje se ndodhen 116 njësi vendbanimi joligjore që janë ndërtuar mbi kodrat e larta që rrethojnë Bregun Perëndimor.

Ndërsa sipas lëvizjes “Paqe Tani” (Peace Now) e cila është një organizatë e shoqërisë civile që njihet për kundërshtinë e vendbanimeve hebreje theksohet se vendbanimet hebreje përbëjnë 13 përqind të sipërfaqjes së Bregut Perëndimor. Sipas statistikave të lëvizjes “Paqe Tani” vihet në dukje se përsa i përket viteve 1977 numri i kolonëve hebrenjë në Bregun Perëndimor kishte arritur në 4.400.

Në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor 640 mijë kolonë hebrenjë

Në vitin 1967 kur Izraeli okupoi Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor teksa nuk kishte asnjë kolon hebre theksohet se sot në rajon jetojnë 640 mijë kolonë hebrenjë nga të cilët 220 mijë në Jerusalemin Lindor.

Ndërsa në vitin 1988 kur Palestina shpalli dokumentin e pavarësisë numri i kolonëve hebrenjë në Bregun Perëndimor ishte 66 mijë e 500, kjo shifër arriti në 116.300 në vitin 1993 pas nënshkrimit në Oslo të marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe Palestinës.

Në vitin 2000 kur palët erdhën së bashku në rajonin Camp David të SHBA-së me qëllim për të gjetur një zgjidhje ndaj problematikës Izrael-Palestinë, numri i kolonëve hebre në Bregun Perëndimor arriti në 184 mijë.

Bashkë me ndalimin e përpjekjeve të fundit të kryera në vitin 2014 për zgjidhjen e problematikës Izrael-Palestinë numri i personave që jetonin në vendbanimet në Bregun Perëndimor është shënuar në 371 mijë.

Sipas ekspertëve palestinezë dhe izraelitë në rajon jetojnë 640 mijë kolonë hebrenjë nga të cilët 220 mijë në Jerusalemin Lindor.

Pikëpamja e palëve për “njësitë e venbanimeve”

Sipas palestinezëve njësitë e vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor, me rrugët, universitetet, shkollat dhe institucionet e shëndetësitë më shumë se territoret e vendbanimeve reflektojnë më shumë një sistem kolonial të zhvilluar.

Ndërsa edhe sipas komunitetit ndërkombëtar njësitë e vendbanimeve hebreje që Izraeli ka ndërtuar mbi territore palestineze konsiderohen “ilegale” dhe shihen si pengesa më e madhe në rrugën që shkon drejt zgjidhjes me dy shtete që do të ndërtojë paqen mes palëve.

Kurse Izraeli në kundërshtim me thirrjet për mos ndërtimin e njësive të vendbanimeve hebreje i vlerëson këto thirrje si “nxjerrjen plotësisht të hebrenjëve nga Bregu Perëndimor” dhe i vlerëson këto thirrje si thirrje për të bërë spastrim etnik.

Ndërsa Organizata për Çlirimin e Palestinës duke vënë në dukje se njësitë e vendbanimeve të ndërtuara pa një status ligjor në territoret palestineze nën okupinin Izraelit janë “pengesa më e madhe” në rrugën që shkon drejt zgjidhjes me dy shtete, thekson se territoret e vendbanimeve në fjalë dobësojnë mundësinë për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të përhershme në rajon.

Ndër të tjera theksohet se në njësitë e vendbanimeve hebreje të ndërtuara në territoret nën okupim në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor është e ndaluar hyrja e atyre që nuk janë hebrenjë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit