Menjëherë pas reagimit të Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, nga Lugina e Preshevës, lidhur me rastin Alepo të Sirisë, vjen deklarata interesante e peshkopit italian Nunzia Galantina: “Pas sulmeve në Berlin dhe Ankara nuk qëndron Islami!”.
Nga Sevdail Hyseni
Ngjarjet e fundit tragjike që ndodhën në Alepo, Ankara e Berlin, nuk lanë pa zgjuar reagimet edhe e institucioneve fetare.
I pari në këtë drejtim e ngriti zërin në formë Apeli, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, nga Lugina e Preshevës, për paqe, dialog dhe mirëkuptim. Ai, gjithashtu, nuk la pa kritikua heshtjen e Kishës Pravosllave dhe Katolike, për heshtjen ndaj gjenocidit,që po ndodh në Alepo të Sirisë.
Menjëherë pas reagimit të Myftiut Saqipi, nga Lugina e Preshevës, vjen deklarata interesante e peshkopit italian Nunzia Galantina, e cila e tronditi planetin: “Pas sulmeve në Berlin dhe Ankara nuk qëndron Islami!”.
Megjithatë, peshkopi italian Nunzio Galantino, në një intervistë me Corriere della Serra, ka thënë se sulmet nuk janë të motivuar nga feja, por nga paraja, politika dhe ekonomia. “Kjo nuk është një përplasje e qytetërimeve, ose një luftë midis Krishterimit dhe Islamit. Vulgariteti dhe agresiviteti në fjalime krijon një klimë që sjell të keqen tek njerëzit. Ky është një sulm ndaj bashkëjetesës tonë paqësore. Shikoni çfarë shkruhet në media, a veçanërisht në rrjetet sociale. Urrejtjen e përhapur si një virus ne kemi nevojë ta luftojmë deri në fund”, thotë në intervistën Corriere della Serra, ipeshkopi italian Galantino, i cili është Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës së Peshkopëve italianë.