Një grup fëmijësh në Üsküdar të Stambollit kanë lëshuar në qiell tullumbace për të tërhequr vëmendjen ndaj dramës njerëzore të ndodhur në Halep, raporton Anadolu Agency (AA).
Në tullumbacet e lëshuara me ndihmën e familjarëve të fëmijëve shkruhej “Fëmijët e Halepit po emigrojnë”. Në një deklaratë në emër të fëmijëve, Ubejdullah Ademi, tha se në 6 ditët e fundit në Halep humbën jetën 336 civilë dhe 1.150 të tjerë janë plagosur.
Ademi tha gjithashtu se në një rajon ku jetojnë rreth 300 mijë njerëz nuk ka furra dhe se njerëzit atje e kanë të vështirë të gjejnë bukë. Ai tha gjithashtu se fëmijët atje vdesin për shkak të urisë dhe të ftohtit.
Duke rikujtuar se edhe gjatë evakuimit me shumë mundime civilët janë bombarduar Ademi në vijim tha: “Ne të cilët kemi humbur shumë të rinj në sulmet terroriste në Stamboll dhe në Kajseri nuk do të mbyllemi në vetvete ashtu sikurse duan fuqitë terroriste botërore, por do të hapim krahët dhe do të ndihmojmë gjithmonë vëllezërit tanë në Halep. Bota është e heshtur përballë kësaj masakre. Ne kundërshtojmë të jemi të heshtur dhe duam që të ngremë zërin kundër kësaj masakre.”
Pas deklaratës fëmijët lëshuan tullumbacet e kuqe për të cilat ishin bazuar në piktorin që u bë i famshëm me anë të pikturave në muret e rrugëve në Britaninë e Madhe dhe në vende të tjera të ndryshme, Bansky me vajzën me tullumbace të kuqe. Fëmijët gjatë lëshimit të tullumbaceve thanë: “Në asnjë vend të botës të mos vdesin fëmijët.”/AA