8.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Turqia e bashkuar kundër terrorizmit

Më të lexuarat

Edhe përkundër motit të ftohtë në rrugën Ipekyolu u mblodhën rreth 3 mijë protestues, të cilët mbanin flamurin e Turqisë dhe brohorisnin “Atdheut ia fal jetën”, “Qoftë e mallkuar PKK”.

Në qarkun Yuksekova të qytetit Hakkari u mbajt një protestë kundër sulmeve të organizatës terroriste të PKK-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Edhe përkundër motit të ftohtë në rrugën Ipekyolu u mblodhën rrreth 3 mijë protestues, të cilët mbanin flamurin e Turqisë dhe brohorisnin “Atdheut ia fal jetën”, “Qoftë e mallkuar PKK”, “Dëshmorët nuk vdesin, atdheu nuk përçahet” dhe “Turqit dhe kurdët janë vëllezër, PPK është e pabesë”. Protesutesit marshuan deri ne qendrën e çarshisë. Në ndërkohë në Xhaminë Qendrore Ihsaniye u lexuan lutje dhe dua për dëshmorët e rënë.

Qytetarët vazhduan marshimin e tyre në rrugën Cengiz Topal dhe prej aty marshuan para ndërtesës së qeverisë. Marshi përfundoi para Drejtorisë për Rrugë, në njësinë 117.

Prefekti Mahmit Kasıkçı në fjalimin e tij tha se Yüksekova ka bërë një fillim të mirë.

Kasıkçı tha se në këtë protestë kanë marrë pjesë shumë qytetarë të moshave të ndryshme dhe se kanë protestuar kundër organizatës terroriste.

“I nderuari president tha ‘le të fillojë mobilizimi më. Lë të mos ketë terror në këtë vend, në këtë shtet. Le të vijë paqja dhe rehatia për njerëzit”. Pra Yuksekova iu përgjigj kësaj kërkese të presidentit. Populli këtu tha ‘Ashtu si sot që marshuam nën flamurin e bukur të gjyshmëhënës, edhe pas kësaj do të marshojmë së bashku të lumtur dhe të qetë. Në të ardhmen të gjithë së bashku do ta ndërtojmë Turqinë e madhe’. Populli kishte dalë nëpër ballkone dhe na mbështeti. I falëndëroj të gjithë qytetarët e Yuksekova-s për këtë marshim të mirë”, tha ai.

– “Ardhmëria jonë është këtu, nuk kemi vend tjetër ku të shkojmë”

“Ardhmëria jonë është këtu, nuk kemi vend tjetër ku të shkojmë”, tha Kasıkçı dhe shtoi se: “Kur ndodh diçka në Siri dhe Irak vendi i strehimit është këtu, pra në tokat e Anadollit. Tokat tona strehojnë emigrantë nga të gjitha vendet. Yüksekova është duke thënë që në këto toka të vijë paqja dhe rehatia. Le të mos ketë terror, ne duam që të vijë fundi i terrorit”.

Zyrtari i qeverisë lokale Tahir Öztepe tha se ky marshim është një përforcim i vëllazërisë dhe se është koha që turqit, kurdët, lazët dhe çerkezët ti dalin zot këtij shteti.

“Ky vend është i të gjithë neve, ky flamur është i të gjithë neve”, u shpreh Öztepe i cili vazhdoi duke thënë: “Marshi kaloi shumë bukur. Të gjithë jemi bij të këtij atdheu. Nuk jemi të ndarë me asnjë. Nuk do të jemi edhe pas kësaj. Dhashtë Zoti që në të ardhmen të mos kemi dëshmorë”.

– “Ky flamur nuk do të bije në tokë”

Mustafa Çapan i cili kishte dalë në marshim bashkë me familjen tha se është krenar dhe i lumtur. “Ky flamur nuk do të bjerë në tokë. Do të jëmi të gjallë dhe të fortë. Marshimi kaloi shumë mirë”, tha ai.

Halit Aksoy theksoi së është realizuar një tubim i mirë i cili dëshmon se turqit dhe kurdët janë vëllezër. “Gjithkush ndihmoi në marshimin. Populli turk dhe kurd janë vëllezër”, tha ai.

Në marshim morën pjesë edhe Komandanti i Divizionit 3 Gjeneral Brigade në Yuksekova Metin Tokel, Kryetari i Degës së AKP-së në Yuksekova si dhe udhëheqës të institucioneve.

– Edhe në Diyarbakir “Marsh për bashkim kombëtar dhe për nder të dëshmorëve”

Qytetarët të cilët morën pjesë në “Marshin për bashkim kombëtar dhe për nder të dëshmorëve” i cili u organizua në Diyarbakir në dorë mbanin flamuj të Turqisë dhe dënuan organizatën terroriste PKK dhe sulmet tradhtare të tyre.

Qytetarët nën udhëheqjen e Përfaqësisë së Nënpunësve në Diyarbakir, Rojet e Sigurisë Anadolu dhe Konfederatës së Familjeve u mblodhën para monumentit të dëshmorëve në qarkun Yenisehir.

Qytetarët të cilët në duart e tyre mbanin flamujt e Turqisë brohorisnin “Dëshmorët nuk vdesin, atdheu nuk përçahet”, “Le t’u thyhen duart atyre që dëmtojnë flamurin”, “Atdheut ia fali jetën” dhe “Le të rrojë xhehennemi për mizorët”.

Në protestë qytetarët shpalosën një flamur të madh të Turqisë. Yunus Memiş në emër të qytetarëve shprehu dhimbjen për sulmin e djeshëm në Kajseri të Turqisë.

“Mallkojmë këtë sulm të poshtër. Zoti i mëshiroftë dëshmorët tanë, kurse të plagosurve u dëshirojmë shërim sa më të shpejt”, tha Memiş.

“Turqia është e madhe dhe nuk do të nënshtrohet nga organizatat terroriste. Populli është mjaftueshëm i ditur dhe largpamës dhe nuk do të bjerë pre e lojërave të tradhtarëve. Këto janë njerëz të cilët nuk kanë kufij në poshtërsinë e tyre. Këta kanë ardhur në gjendje që nëpërmjet bombave të vrasin me dhjetëra njerëz të pafajshëm duke përfshirë këtu ushtarë, policë, civilë, pleq dhe fëmijë”, tha ai.

– “Turqia do të fitojë me vëllazëri, unitet dhe solidaritet”

Memiş tha se Turqia do të fitojë me vëllazëri, unitet dhe solidaritet. Ai edhe njëherë përcoll mallkimet ndaj organizatave terroriste dhe sulmeve të tyre.

“Zoti i mëshiroftë të gjithë dëshmorët tanë, të plagosurve u urojmë shërim sa më të shpejtë dhe ngushllime të afërmve dhe popullit tonë”, tha Memiş.

Pas fjalimeve qytetarët me flamuj në dorë duke brohoritur marshuan nga Yenişehir drejt vendit të quajtur Anıtpark. Këtu kënduan himnin kombëtar dhe mbajtën një minut heshtje për nder të dëshmorëve që humbën jetën në sulmet teroriste.

Ndërkohë edhe në qytete të tjera të Turqisë janë zhvilluar sot marshime kundër sulmeve terroriste të PKK-së. Mijëra qytetarë në të gjithë vendin kanë marshuar me flamujt e Turqisë dhe kanë bërë thirrje kundër terrorit dhe PKK-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit