Franca vazhdon të hapë krahët për mbështetësit e terrorit që goditi në zemër Turqinë. Franca nderon korrierin terrorist…
Deputeti i Partisë Demokratike të Popujve nga qyteti Xhizre (Cizre), Fajsall Sarëjëlldëz (Faysal Sarıyıldız), që u arratis nga Turqia gjatë operacioneve të terrorit dhe u strehua në Francë gjatë, që transporton armë për organizatën separatiste terroriste PKK dhe që merr pjesë në varrimet e terroristëve, do të marrë titullin e “Qytetari i Nderit” nga kryetari i bashkisë i partisë komuniste në Champigny.
Kurse justifikimi për këtë është një kontradiktë në vetvete; “solidariteti i popujve të shtypur…”
Vetëm se pjesa që mundohet mbahet e fshehtë është se ky person nga populli i shtypur është deputet në Kuvendin e Madh Popullor të Republikës së Turqisë: I shtypur por i zgjedhur deputet!
Pra një person që ka bërë betimin se “do të mbrojë me nder unitetin dhe tërësinë e atdheut”.
Autoritetet franceze, nuk diskutojnë nivelin njerëzor dhe moral të një personi që pavarësisht se ka bërë këtë betim transporton armë për terroristët dhe e nderojnë atë me çmim.
Kryetari i Bashkisë së Champigny, Dominique Adenot në reportazhin e dhënë për gazetën Le Parisien tha se në kuadër të ‘politikave të solidaritetit me popujt e shtypur’ do të nderojnë Deputetin e Xhizres së Partisë Demokratike të Popujve, Fajsall Sarëjëlldëz me titullin “Qytetar Nderi”.
Në Turqi gjendet vendim arresti për Fajsall Sarëjëlldëz me akuzën e ‘propagandës së organizatës terroriste” dhe “ndihmë me vetëdije dhe me dashje ndaj organizatës terroriste”.