14.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

“Orë Kiameti” në Halep: me rënien e qytetit regjimi po kryen masakra mbi popullatë

Më të lexuarat

Mbi njëqind civilë u ekzekutuan nga forcat e regjimit sirian ndërsa avionët rusë po kryenin sulme ajrore të hënën, ndërkohë që televizoni shtetëror raportoi se forcat e regjimit dhe aleatët e tyre fituan kontrollin në rreth 99 për qind të Halepit lindor.

Vetëm 1 për qind e qytetit mbetet në duart e opozitës. Pjesa më e madhe e xhepit të mbetur është dëmtuar rëndë, me shumë shtëpi dhe blloqe të tëra të shkatërruara.

Një gazetar i Reuters në zonën e kontrolluar nga ane e regjimit tha se bombardimi i zonave të qytetit të kontrolluara nga forcat opozitës kishte vazhduar pa ndërprerje gjatë natës, ndërsa një civil i bllokuar atje e përshkroi situatën si “Dita e Kiametit”.

Burime të opozitës njoftuan se forcat e regjimit kanë ekzekutuar tashmë mbi 180 persona pas marrjes së kontrollit mbi lagjet e mbetura të opozitës, në pjesën lindore të qytetit.

Ndërkohë, burime lokale raportuan se forcat e regjimit sirian kanë vrarë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, pavarësisht se ata po mbanin flamuj të bardhë për t’u dorëzuar.

Këshilltari humanitar pranë Kombeve të Bashkuara në Siri, Jan Egeland shkroi në Twitter të hënën, se regjimi sirian dhe qeveria ruse duhet të mbahen përgjegjës për mizoritë e kryera nga milicitë besnike të presidentit Bashar al-Assad në Halep.

“Qeveritë e Sirisë dhe Rusisë janë përgjegjës për të gjitha mizoritë që milicitë fitimtare në Halep po kryejnë tani!”, ka shkruar ai.

Situata është shumë, shumë kritike”, tha Ibrahim al-Haj, një anëtar i Mbrojtjes Civile të Sirisë.”Ushtria mori shumë zona dhe ne jemi të shtypur tani”. Al-Haj kishte qenë në lëvizje për të gjetur një vend për të siguruar atë dhe familjen e tij larg nga përleshjet dhe nga kapja e mundshme nga ana e regjimit.

Bassam Haj Mustafa, një anëtar i lartë i grupit rebel Nour el-Din el-Zinki që është në kontakt me luftëtarë brenda qytetit, tha të hënën, se luftëtarët janë duke bërë “më të mirën e tyre për të mbrojtur atë që ka mbetur.

“Rënia është e tmerrshme”, tha ai në një mesazh për gazetarët.

Përshkallëzimi i fundit vjen, në kohën e përpjekjeve nga ana e regjimit të Asadit mbështetur nga Rusia për të rivendosur kontrollin mbi pjesë të Halepit të kapur katër vjet më parë nga grupet e armatosura opozitare. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit