“Franca kërkon nga Këshilli i Sigurimit një mbledhje urgjente në lidhje me pretendimet për ngjarjet e dhunshme në Halep.”
PARIS (AA) – Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit pranë OKB-së për situatën në Halep, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Ayrault shkruan: “Franca kërkon nga Këshilli i Sigurimit një mbledhje urgjente në lidhje me pretendimet për ngjarjet e dhunshme në Halep.”
Ayrault ka bërë sot një deklaratë me shkrim në lidhje me lajmet për masakrat në Halep.
Ai i ka bërë thirrje OKB-së dhe faktorit ndërkombëtar që të nxjerrin në pah të vërtetën në rajon dhe që autorët e krimeve të kryera atje të mos mbesin pa u dënuar.
Gjithashtu shefi i diplomacisë franceze ka bërë thirrje gjithashtu që të përdoret çdo instrument për të arritur këtë.