AMSTERDAM (AA) – Një gjykatë në Holandë ka shpallur fajtor liderin racist të Partisë së Lirisë (PVV), Geert Wilders, për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga gjykata e cila drejtohet nga gjykatësi Hendrik Steenhuis, thuhet se shpallja e Wilders-it fajtor për përdorimin e gjuhës së urrejtjes është e mjaftueshme për të dënuar një deputet të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe se atij nuk do ti jepet dënim për këtë.
Ndërsa racisti Wilders në një deklaratë përmes një rrjeti social, pak përpara vendimit të gjykatës, ka thënë se ai do të vazhdojë të flasë të vërtetat cili do që të jetë vendimi i gjykatës. Ai ka thënë se asnjë politikan, gjykatës apo terrorist nuk do të mund ta ndalojë atë.
