8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Gaza: Alarm për mungesën e pajisjeve mjekësore

Më të lexuarat

Agjencia për ndihmë ndaj refugjatëve palestinezë ka alarmuar për mungesën e madhe të pajisjeve dhe medikamenteve mjekësore në Gaza.
Agjencite informative  njoftojne se mjekët dhe përgjegjësit e agjencisë së OKB-së për ndihmë ndaj refugjatëve palestinezë në një konferencë për shtyp të zhvilluar në spitalin “Al-Shefa” në Rripin e Gazës, kanë alarmuar për gjendjen tejet kritike të sektorit të mjekësisë në Gaza. Njëri prej mjekëve në fjalë ka kërkuar që të merren të gjitha masat për të parandaluar ashpërsimin e më tejmë të sulmeve ushtarake dhe të respektohen ligjet ndërkombëtare. Objektivë e të gjitha ligjeve dhe konventave ndërkombëtare është që të mbrohen dhe mbështetën qytetarët civilë. Ai ka thënë: Duke marr parasysh faktin se edhe para ashpërsimit të sulmeve të tanishme në Gaza ka mbisunduar një mungesë e madhe e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore, tani mbështetje e sektori shëndetësor dhe mjekësor në Gaza është një domosdoshmëri e pa kontestueshme dhe tejet urgjente. Ai ka alarmuar se shumë rreziqe po kërcënojnë popullatën e Gazës dhe njëri prej tyre është ekzistimi i sasive të mëdha të mbeturinave në 8 kampe të refugjatëve në këtë rajon ndërsa qendrat shëndetësore të kësaj organizate nuk mjaftojnë për të gjitha kërkesat që ka popullata e këtij rajoni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit