Kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati dje akuzoi Lëvizjen BESA se po financohet me para nga Katari dhe Stambolli. Mirëpo si duket ai po harron veten se gati çdo javë është në Stamboll në kërkim të ndonjë donacioni për komunën që ai drejton. Madje siç mund të shihet në këtë fotografinë edhe kamionët për bërllok në Saraj nuk ka mundur vet t’i siguroj por është detyruar të udhëtoj deri në Stamboll për të shtrirë dorën e lëmoshës.