Nga Kurtali Kurtishi
Para disa ditësh pamë se një lider partie del dhe flet në emër të Islamit, flet në emër të fesë së pastër të Allahut, duke mos e njohur aspak këtë fe.
Del dhe thotë se nuk beson se në Xhennet do hyjnë vetëm muslimanët, duke mohuar ajetet kuranore. Sikur të thonte ndonjë hoxhë diçka për politikën shumë shpejt do tu sulmonte dhe do tu bënte “kiameti”, duke i thënë se vendi yt është në xhami.
Merr guximin burri botës dhe flet për dinin e të Madhit Zot dhe çka ndodh? Heshtje totale. A thua kaq e lirë është ba kjo fe? E di se disa njerëz do të thonë se më mirë do të ishte të heshti, por nuk mund të heshti kur preket feja Allahut dhurata më e shtrenjtë që kemi.
Thotë Pejgamberi a.s: “Thuaje të vërtetën qoftë edhe kundër vetvetes” E dimë se këtë fe e mbron Allahu, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të heshtim. Për fund drejtuar atyre që e kanë marrë përsipër këtë mision ta ngrenë fjalën e Allahut: Ose ngritnja zërin kundër atyre që e sulmojnë këtë fe, ose për ndryshe do të vdesim të gjithë si tradhtar.
Autori është Ish funksionar (këshilltar) i BDI