-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Asma Asad, “Zonja e Ferrit” që qëndron në krah të diktatorit

Më të lexuarat

Sapo ka bërë flokët te parukierja, një ‘make up” i lehtë dhe shumë e kuruar. Asma Asad është rishfaqur në televizion, duke thyer një heshtje që ka zgjatur 8 vjet. Me një theks të përsosur anglez, “First Lady” e Sirisë ka dhënë javën e shkuar një intervistë për televiziobin rus, “Russia 24”.

“Ndiej dhimbje dhe trishtim për sirianët që vuajnë, ndaj kam parapëlqyer të mos them asgjë”, – ka shpjeguar ajo për gazetaren që i kërkonte llogari për heshtjen e saj.

Kështu, ndërsa bota akuzon bashkëshortin e saj se po masakron civilët në Alepo, me ndihmën e aleatit rus Putin, Asma flet për vuajtje dhe nuk është dakord me ata që e akuzojnë familjen e saj për krime lufte. Një sjellje që ka garantuar mbrojtjen dhe sigurinë ekonomike të saj dhe të fëmijëve. “Do të qëndroj në krah të bashkëshortit tim”, – ka thënë 41-vjeçarja pa zbuluar se cili shtet i ka ofruar azil. Siç nënvizon “The Guardian”, sipas David Lech, profesor i historisë në “Trinity University” të San Antonios në Texas dhe autor i “Siria, rënia e Asadëve”, vendimi i “Zonjës së Parë” për të thyer heshtjen “është një sinjal sigurie nga ana e regjimit se është duke fituar kundër opozitës. Ndihen të qetë për mbështetjen që kanë marrë nga Rusia dhe Irani”, – ka nënvizuar akoma historiani.

Nga ana tjetër, Asma në këto vite nuk ka qëndruar plotësisht në heshtje. Përmes profilit të saj në Instagram të presidencës siriane, është shfaqur në disa vizita humanitare, e mbrojtur nga hashtagu #WeLoveYouAsma.

Dhe pak duket se e kanë lëkundur edhe kritikat pas skandalit financiar të “Panama Papers”, që kanë nxjerrë në dritë shpenzimet e saj marramendëse në bizhuteri dhe aredime, ndërsa popullata siriane ishte e detyruar të hante gjethe dhe mbeturina për shkak të shtetrrethimit të urdhëruar nga Bashari. Ajo nuk ka lëvizur asnjëherë nga qëndrimi i saj, as kur bashkëshortet e ambasadorëve të Gjermanisë dhe Britanisë në Kombet e Bashkuara, i kërkuan të dalë hapur në mbështetje të paqes dhe për të detyruar të shoqin t’i japë fund betejës së përgjakshme në Siri.

E bërë “Zonjë e Parë” në Siri në vitin 2000, Asma Asad ka lindur në Londër në vitin 1975. E diplomuar në informatikë, para se të martohej me Basharin, ajo ka punuar për J.P.Morgan. Pas martesës së saj me presidentin sirian, shtypi për vite e ka konsideruar si shembull të modernitetit. Pastaj ka lindur tre fëmijë: Hafez, 14 vjeç, Zein, 12 e Karim, 11. Për vite, shtypi i regjimit i ka treguar botës imazhet e kësaj gruaje me fytyrë perëndimore, ndërsa shoqëronte fëmijët në shkollë. Deri në vitin 2011, kur nisi lufta. Pikërisht në këtë periudhë, ajo u shndërrua në “Lady Hell”, ose “Zonja e Ferrit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit