12.4 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Amerikë: klienti bujar i lë kamarierit musliman 100 dollarë bakshish dhe një mesazh: ju i përkisni këtij vendi!

Më të lexuarat

Në një atmosferë paszgjedhore ku sulmet raciste dhe anti-muslimane po shohin një përshkallëzim të frikshëm, nuk kanë munguar as gjestet solidarizuese ndaj muslimanëve amerikanë.

Një kamarier musliman në Denver të Kolorados është surprizuar nga një dhuratë të këndshme që e ka bërë të ndihet i vlerësuar dhe i mirëpritur.

Osamah Ajour shërben tek Restoranti Damaskus, ndërkohë një klient i panjohur i ka lënë një bakshish prej 100 dollarësh dhe një mesazh në faturë ku shkruhet: “Ti i përket këtij vendi, më vjen mirë që je këtu!”

Ky është vetëm një shembull  solidariteti me muslimanët të cilën kohëve të fundit kanë marrë letra kërcënuese në mbarë Amerikën nga mbështetës të politikave anti-emigante dhe anti-muslimane të Trumpit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit