3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Shqiptarët dhe “Xha Brankot” e BDI-së

Më të lexuarat

Duke menduar se cila do të ishte mënyra më e mirë dhe më e drejtë për t’ia filluar këtij teksti nëpërmjet të cilit duam që ta analizojmë qëllimin e BDI-së me kandidimin e një (hajde ta quajmë) shqiptari orthodoks, patjetër që na lindi pyetja: vallë a luftuan trimat e UÇK-së, që pas 15 viteve në vend se shqiptarët të frymojnë lirshëm dhe të jenë të barabartë me bashkëqytetarët e tyre maqedonas, BDI (e cila pa të drejtë thirret në emblemën e UÇK-së) të kandidon për deputet një person i cili vetëm pasi i thyer në moshë i kujtohet se na qenka shqiptarë?! Po ky “shqiptari” ka përgjigje se si e kaloi jetën e tij deri në këtë moshë?! Po ky “shqiptari” ndjehej si shqiptarë në kohën kur shqiptarët derdhnin gjakun e tyre për ta fituar të drejtën e arsimit sipërorë?! Po gjatë vitit 2001 ku ishte ky “shqiptarë”?! Po vallë a për këtë luftoi UÇK-ja?! Që sllavët e dështuar që nuk i duan as ata vet, nëpërmjet BDI-së të na i plasojnë si shqiptarë?! Ka shum shpjegime të mundëshme pse BDI vendosi që ta kandidon “xha” Brankon në listë për deputet në njësinë zgjedhore me më së tepërmi shqiptarë! Por do të cekim vetëm disa prej tyre: ⁃ të gjithë ne e ndëgjuam Musa Xhaferrin kur tha se: “un jam më shka se shkau”, dhe kjo do të ishte njëri nga shpjegimet e mundshme, pra çdonjëri me ata që i ndjen të afërt ⁃ shpjegim tjetër do të ishte edhe ai se në fakt pas të gjitha poshtrimeve që BDI i lejoi të bëheshin ndaj shqiptarëve, tani kur edhe është evidente se BDI më nuk do të jetë faktorë në politikbërjen shqiptarë në Maqedoni, shefat e tyre (VMRO) ti kenë urdhëruar që t’jua bëjnë edhe ofendimin e rradhës mbi intelektin dhe mendjen e tyre të shëndoshë, duke na e plasuar një “xha” Branko si shqiptarë ⁃ dhe ndoshta shpjegimi më i mirë dhe që kërkon më së tepërmi kujdes dhe vëmendje, është aspekti fetarë. Pamë këto ditë se gjatë reklamimit të “xha” Brankos, shkon edhe porosia “Po rikthehemi në trungun tonë shqiptarë…”! Po cili na qenka ai “trung” shqiptarë?! Mos vallë BDI kërkon që shqiptarët ta ndërrojnë edhe fenë e tyre dhe nga musliman të konvertohen në të krishterë (katolik e orthodoks)?! Mos vallë Ali Ahmeti për këtë aryse edhe i lejoi vetes që të mohon fjalët e Zotit dhe ti shtrembëron ato duke thënë se “Parajsa nuk është vetëm për musliman”?! Ka edhe shum mundësi tjera për tu shpjeguar, por për të mos u zgjatur më tepër do ta përfundojmë këtë tekst me një konstatim tjetër mbi hipokrizinë e BDI-së! Si mendon BDI ti ja shpjegon “xha” Brankos pengimin e ndërtimit të kryqit?! A ishte po kjo BDI e “xha” Brankos ajo e cila vetëm para pak kohësh thirrej në vlerat Islame të shqiptarëve, dhe tani me “xha” Brankon, po e njejta BDI u kërkon shqiptarëve që të kthen në “trungun” e tyre shqiptarë?! A e kanë të qartë BDI se siç edhe ka thënë edhe vet Faik Konica se “Po të mos ishte Islami, shqiptarët do të ishin shum më shum në numër, por shum më pak shqiptarë”, feja Islame është mbrojtësi më i mirë i identitetit tonë kombëtarë, dhe trungu shqiptarë nuk mbrohet duke u kthyer në “trungun” shqiptarë të “xha” Brankos!! Dhe krejt për fund: si thoni ju të BDI-së?! Që shqiptarët e Maqedonisë ti jetojnë 50 vitet e tyre të para si maqedonas e pastaj të bëhen shqiptarë si ky “xha” Branko i juaji?! JO oj BDI JO!! “Lekum dinukum we lije dini”

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit