2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Afrim Gashi nga Hasanbegu: Nuk do ta lejojmë më burgosjen e nënave dhe motrave shqiptare

Më të lexuarat

Bartësi i Listës në Zonën Zgjedhore numër 2, Afrim Gashi nga Hasanbegu, tha se nuk guxohet lejuar që në të ardhmen të na ndodh si në rastin “Monstra” , kur 50 motra, nëna dhe gra tona ti marrin policët maqedonas dhe t’i ngrenë zvarrë burgjeve dhe gjykatave maqedonase.

“Nuk do të lejojmë që maqedonasit bashkë me shqiptarët kur të ju kujtohet atyre të bëjnë incident për interesant e tyre politike dhe të i burgosin nënat dhe motrat tona. Nuk ka pasur sërb, Rankoviq e Millosheviq që na ka hyrë në shtëpia, vetëm këta bura me Gruevskin dhe Ali Ahmetin, tentuan të na futen në shtëpia tona dhe të na i ngrenë motrat dhe nënat tona. Këtë punë nuk guxojmë ta lejojmë”, tha Afrim Gashi.

Duke folur për gjendjen e BDI-së,Gashi tha se nga 22 nëntori BDI dhe Ali Ahmeti janë në nokdaun, ndërsa nga i pari deri më datë 11 janë numërimet e referit në ring i cili pret që boksieri të çohet në këmbë, por më 11 dhjetor ai më nuk do çohet.

“I porosis gjithë ata që bëjnë presione deri tek ju, por edhe në vendbanimet tjera. Le ta ndërpresin presionin, dhunën, kërcënimin se nuk ka më shqiptarë që ju frikësohet atyre. Kanë marrë fund, zullumi u këput prej së trashi, nuk ka më ku shkon e keqja e tyre që ja kanë dhënë këtij populli”, ka deklaruar Gashi, duke shtuar se më 11 dhjetor do të jetë një ditë festive kur do të fillon një faqe e re për shqiptarët e Maqedonisë.

Afrim Gashi nga Hasanbegu: Nuk do ta lejojmë më… by tvshenjaofficial

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit