1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Foto që dridhi botën, i vritet djali korrespondetit të BBC-së në Gazë

Më të lexuarat

Fotografia që sot u paraqit në faqet kryesore të numrit më të madh të gazetave të përditshme në botë flet një rrëfim tragjik për sulmet ajrore izraelite mbi Rripin e Gazës.
Në foton mund të shihet Jihad Mishravi, korrespondet i BBC-së, i cili jeton në Gazë derisa e mban trupin e pajetë të djalit të tij 11 mujësh Omar.
Bomba izraelite e goditi shtëpinë e Mishravit në Gazë dhe më pas humbi jetën i biri i tij Omar, u plagos vëllai i tij, ndërsa motra e bashkëshortes së tij humbi jetën gjatë sulmit. Misharavi theksoi se në momentin kur mbi shtëpinë e tij rra bomba në fqinjësi ishte qetë. Redaktori i BBC-së, Jon Wiliams dërgoi raport deri te kolegët e tij për vdekjen e Omarit.
“Kjo është një periudhë shumë e vështirë për korrespondencën në Gazë. Kemi fatin që ky ekip punon për ne. Këto ndodhi janë si përkujtim për të gjitha sfidat me të cilat shumë kolegë tanë përballen për çdo vit, thuhet në kumtesën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit