3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Franca refuzon fushatat kundër Islamofobisë

Më të lexuarat

Promovimi i tolerancës ndaj myslimanëve, a është një shërbim publik?

Sipas mendimit të Media Transports, agjencisë përgjegjëse për reklamat në metrotë e Parisit, jo, nuk është shërbim publik.

Agjencia e ka refuzuar një fushatë të quajtur “Ne jemi Kombi”, nga organizata CCIF, apo “Së bashku kundër Islamofobisë”, që ka për qëllim luftimin e paragjykimit kundër myslimanëve dhe luftën kundër islamofobisë në Francë.

Media Transports thotë se posterët, të cilët mendohej të vendoseshin në korridoret e metrosë së Parisit, janë “fetarë dhe politikë” dhe për këtë arsye janë në kundërshtim me misionin e transportit publik të Francës dhe përkushtimit për një neutralitet të rreptë politik dhe fetar.

Nga ana tjetër, organizata CCIF e kundërshton këtë argument, duke thënë se mesazhi i fushatës nuk është sektar, por përkundrazi shpreh një mbështetje për bashkim të të gjithë qytetarëve frencezë, pavarësisht bindjeve të tyre fetare.

“Vetëm pse një poster tregon një shenjë fetare, nuk do të thotë se është i një sekti. Përkundrazi, mesazhi ynë është federal”, thotë Lila Charef, një këshilltare ligjore e organizatës.

Për më tepër, nëse merret parasysh diskriminimi dhe dhuna kundër myslimaneve në Francë, organizata argumenton se luftimi i islamofobisë është një shërbim publik.

Duke folur gjatë lansimit të fushatës, zëdhënësi i CCIF-së, Marwan Muhammad tha se akte të tillë janë rritur për më shumë se 50 përqind nga viti 2010 në vitin 2011.

“Në vitin 2011 ne kemi raportuar për 298 akte të dhunës dhe diskriminimit dhe 85 përqind e këtyre viktimave ishin femra, në emër të të cilave ne po votojmë ligje kufizuese dhe përjashtuese”, tha Muhammad.

Përveç posterëve në metrotë parisiane, fushata një mujore gjithashtu përfshinë edhe reklama në radio dhe televizion.

Fushata në metrotë e Parisit parashihte vendosjen e tri llojeve të posterave.

Njëri tregon një grua të mbuluar me shami dhe një burrë që pozojnë me dy fëmijë biondë. Te përshkrimi shkruhet: “Një familje franceze, 2012”.

Posteri tjetër tregon burra dhe gra, në mesin e të cilëve njëra është duke e bartur një shami, ndërsa tjetra një perçe.

Ndërsa posteri i tretë është një riinterpretim i pikturës së famshme të Jacques-Louis David, “Serment du Jeu de paume”, që përshkruan një episod të rëndësishëm të Revolucionit Francez të vitit 1789.

Serment du Jeu de paume, 1789
​​Posteri përfshin një grua të mbuluar, poashtu edhe një burrë që ka të veshur një veshje prifti dhe një kryq, si dhe një person i tretë që identifikohet si një hebre ortodoks.

Media Transport e ka kundërshtuar përdorimin e katër flamujve francezë në posterë, gjë që thuhet se është përdorim i papërshtatshëm i simboleve kombëtare për ta bartur një mesazh politik.

Agjencia gjithashtu e kundërshton sloganin “Ne jemi Kombi”.

Refuzimi i kësaj fushate në metrotë parisiane nuk është i pari nga kjo Agjenci në muajt e fundit.

Në shtator, Media Transports refuzoi posterin e një reklame të një serie televizive që e tregonte shpinën e një burri që kishte të veshur një pëlhurë, që mbahej nga dora e një gruaje me thonjë të lyer me ngjyrë të kuqe.

Aryeja e refuzimit ishte se reklama përfaqësonte një ofendim të mundshëm të “nënkuptimit seksual”. (v.k.)/rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit