Ata që kanë luftuar ose ndihmuar luftën në emër të FARK-ut nuk mund të shpresojnë që të bëhen veteranë lufte. Kryetari i Veteranëve, Muharrem Xhemajli ka thënë se në luftë ka pasur vetëm 2 uniforma, ajo e UÇK-së dhe e armikut serb. ““FARK-u nuk ka dhënë asnjë kontribut për luftën e UÇK-së. Njerëzit e tij kanë marrë rroga duke qëndruar në Tiranë”, ka thënë Xhemajli në emisionin Interaktiv të KTV-së.
Ai ka kontestuar edhe 3 % e mbledhur nga qeveria në ekzil e Bukoshit. Duke folur për procesin e verifikimit të veteranëve, Xhemajli tha se do të zgjasë deri në shkurt dhe se veteranë do të cilësohen të gjithë ata që do të arrijnë ta dëshmojnë se kanë qenë në UÇK.kohaislame