Nga nesër fillon aplikimi për verifikimin e statusit të invalidit të luftës, dëshmorit të kombit, veteranit të luftës së UÇK-së. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke shkuar në komunën në të cilën jeton të marr aplikacionin, më pas komisioni do të verifikoj të dhënat me komandantët e zonave.
Kryetari i komisionit, Agim Çeku në një konferencë për media, pas takimit të mbajtur të këtij komisioni, ka thënë se të gjithë formularët janë shpërndarë dhe nga nesër mund të filloj aplikimi.
“Të gjitha obligimet që janë nga komisioni, si sekretari, janë zbatuar dhe që nga nesër do të fillojë procesi i aplikimit për njohjen e statusit të këtyre kategorive. Janë shtypur dhe janë shpërndarë të gjithë formularët për të gjitha kategoritë në të gjitha zyrat e shoqatave të këtyre kategorive në të gjitha komunat e Kosovës. Kështu që nga nesër veteranët i ftoj, familjet e dëshmorëve të drejtohen drejt zyrave të shoqatave nëpër komuna t’i marrin aplikacionet t’i dorëzojnë aty edhe ku i kanë tërhequr”, ka theksuar Çeku.
Ai ka qenë i kënaqur me punën e komisionit që ka bërë deri më tani, pasi që, siç ka thënë ai, po dihet pas 13 viteve numri i saktë i veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve.
Çeku ka thënë se çdo veteran duhet të shkojë në komunën e tij dhe aty do të aplikojë, sekretaria e komunës do të merr çdo aplikacion, pastaj do të bëhet verifikimi.
“Është më se e nevojshme të dinë veteranët që nuk kanë nevojë ata të vrapojnë pas komandantëve të tyre për nënshkrime. Ata mjafton në formularit të tregojnë kë kanë pasur komandant. Zonën operative ku kanë luftuar. Duke verifikuar të dhënat që i kanë dhënë, komandanti i ka regjistrat përkatës dhe me firmën e vet dëshmon se ato të dhëna kanë qenë të sakta dhe komisioni e njeh statusin”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, kryetari i komisionit ka kërkuar nga mbledhjen e kabinetit qeveritar një shumë të mjeteve prej 26 mijë e 760 euro për punën e komisionit. Pas diskutimit në mbledhje është marr vendim që këto mjete të ndahen nga rezerva buxhetore.kohaislame