-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Mburoja e Eufratit”, forcat turke godasin 12 pozicione të DEASH-it

Më të lexuarat

Gjatë sulmeve të fundit, opozita siriane e mbështetur nga forcat e armatosura të Turqisë, ka vendosur kontrollin mbi vendin Anifah Meskun

ANKARA (AA) – Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, në kuadër të ofensivës “Mburoja e Eufrattit” në veri të Sirisë, kanë kryer sulme ndaj 12 pozicioneve të organizatës terroriste DAESH, duke i neutralizuar të njëjtat, raporton Anadolu Agency (AA).

Ofensiva “Mburoja e Eufratit” ka filluar më 24 gusht në veri të Sirisë, me qëllim të neutralizimit të kërcënimit terrorist me theks të veçantë ndaj DEASH-it dhe forcimin e sigurisë në zonën e kufirit siriano-turk, ndërsa Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke, tha se në 24 orët e fundit, në ditën e 95-të të ofensivës, kanë vazhduar sulmet ndaj fortesave terroriste.

Gjatë sulmeve të fundit, opozita siriane e mbështetur nga forcat e armatosura të Turqisë, ka vendosur kontrollin mbi vendin Anifah Meskun.

Forcat Turke po ashtu në veri të Sirisë, kanë kryer sulme duke neutralizuar plotësisht 12 objektiva të organizatës terroriste DEASH.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit