-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Hetimet kundër FETÖ-s, dhjetëra të ndaluar në Hatay

Më të lexuarat

Në operacion u ndaluan 54 persona mes të cilëve ndodhen punonjës në institucione të ndryshme

HATAY (AA) – Në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste FETÖ/PDY të kryera në qytetin Hatay të Turqisë ndalohen 54 persona mes të cilëve ndodhen punonjës në institucione të ndryshme të administratës, si mjekë, mësues dhe biznesmenë të cilët janë përcaktuar se kanë përdorur në mesin e tyre programin “ByLock”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se ekipet e Departamentit të Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Policisë kanë kryer një operacion të njëkohshëm në adresat e personave ndaj të cilëve ka patuar një urdhër arresti në kuadër të hetimeve kundër FETÖ/PDY, të kryer nga kryeprokuroria e qytetit Hatay.

Në operacion u ndaluan 54 persona mes të cilëve ndodhen punonjës në institucione të ndryshme të cilët janë përcaktuar se kanë përdorur në mesin e tyre programin e koduar “ByLock” të organizatës.

Të dyshuarit janë dërguar në drejtorinë e policisë për dhënien e deklaratave të tyre.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit