Edhe pse zyrtarët kosovarë vazhdimisht flasin për sukseset në rrugën evropiane të Kosovës, Ministria e Integrimit që 77 ditë funksionon pa ministër.
Kanë kaluar 77 ditë prejse Qeveria Mustafa e ka një ministri pa zot shtëpie.
Ministria e Integrimit Evropian funksionon pa kreun e saj që nga shtatori kur Bekim Çollaku iu bashkua ekipit të Presidentit Hashim Thaçi, këshilltar i të cilit ishte në kohën kur Thaçi drejtonte qeverinë.
Me 9 shtator vetë Çollaku përmes një konferencë për media kishte njoftuar për ndryshimin e zyrës dhe rolit të tij duke kaluar në Presidencë.