Prezantuesi i dorëzon në transmetim të drejtpërdrejtë kryeministrit britanik një listë me emrat e pedofilëve të mundshëm brenda Partisë Konservatore.
Lideri i Torëve, i zënë në befasi dhe në siklet, merr letrën, nuk e lexon, e vë në tavolinë dhe thotë se në këtë mënyrë rrezikohet nisja e një gjuetie shtrigash.
Prezantuesi i thotë kryeministrit se i ka mjaftuar të bëjë një kërkim të thjeshtë në internet për të gjetur emrat e pjesëtarëve të Torëve në moshë të thyer që dyshohen për pedofili.
Gjesti ka shkaktuar polemika të mëdha pasi prezantuesi dorëzoi letrën duke e kaluar atë përmes telekamerave dhe ndonjë emër mund të jetë zbuluar./tch/kohaislame