2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A duhet të rindërtohet xhamia e Kalasë së Prizrenit? Qyteti ia kërkon me ngulm shtetit…

Më të lexuarat

Nga Blendi Gashi

Ndërsa shteti i Kosovës merakoset për një të ashtëquajtur kishë ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës (që në fakt është thjesht një objekt serb me qëllime të caktuara), nuk e shfaqin një merak të tillë për objekte që janë natyrshmërisht të pranishme në jetën shqiptare, siç është xhamia.

xhamia-ne-kaaala

Së fundi, po diskutohet mbi faktin se përse nuk do rindërtohet xhamia në Kalanë e Prizrenit gjatë rikonstruksionit të saj planifikuar. Janë bërë plot gjashtë vite që kur Bashkësia Islame në Prizren ka ngritur zërin që të rindërtohet kjo xhami që ka qenë një prej xhamive të para në këtë qytet, e ndërtuar rreth viteve 1450, por as pas kaq vitesh nuk është marrë asnjë përgjigje nga institucionet gjegjëse, konkretisht nga Ministria e Kulturës.

foto-qe-pasqyrin-xhamine-ne-kalane-prizrenit-e-vendosur-nga-mkrs

Kjo e fundit nuk e ka parashikuar fare këtë gjë në projekt, ku përveç xhamisë është dhe Sahat-Kulla. Ndërkohë që  në databazën e trashëgimisë kulturore të Kosovës, në fotot që pasqyrojnë Kalanë e Prizrenit që janë të vendosura pikërisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, në fotografinë më të vjetër gjendet edhe xhamia brenda Kalasë.

Ndër të tjera në historikun për Kalanë thuhet:

Gjatë periudhës Osmane, kalaja zgjerohet duke ndërtuar dhe përforcuar muret fortifikuese si dhe pasurohet me objekte të reja si hamami, xhamia, dhe objekte tjera për nevojat ushtarake. Renovimi i saj i fundit i është bërë në dekadën e tretë të shek. XIX të, nga familja e borgjezëve vendas, Rotllajve.”

Andaj, shtrohet pyetja pse po heshtin institucionet e Kosovës dhe kush po e pengon rindërtimin e xhamisë në Kala të Prizrenit?!

 

Prizrenasit të gjithë njëzëri, duan rikthimin e xhamisë brenda Kalasë

Përveç Bashkësisë Islame në Prizren, zë i fuqishëm për rindërtimin e xhamisë në Kala janë bërë edhe qytetarët me ç’rast është themuar Iniciativa Qytetare për Prizrenin e përbërë nga qytetarë të profileve të ndryshme; përfaqësues të organizatave joqeveritare, studentë, afaristë, intelektualë dhe një përfaqësues nga Bashkësia Islame.

foto-peticioni

Kjo iniciativë nga data 4 nëntor ka  nisur një peticion për rindërtimin e xhamisë dhe Sahat Kullës brenda Kalasë, për çka deri më tani kanë mbledhur mbi 10 mijë nënshkrime të prizrenasve.

Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Prizrenit dhe të Iniciativës Qytetare ditët e fundit poashtu kanë takuar pothuajse të gjitha partitë politike në Prizren, shoqata të ndryshme, deputetë që vijnë nga regjioni në fjalë, dhe nga të gjithë kanë marrë përkrahje për jetësimin e kërkesës së tyre, pra për rindërtimin e xhamisë dhe Sahat Kullës brenda Kalasë.

Bashkësia Islame e Prizrenit: Mos rindërtimi i xhamisë mund të shkaktoj revoltë qytetare

Orhan Bislimaj – sekretar i Bashkësisë Islame në Prizren, thotë se përkndër disa shkresave që kanë bërë në adresë të Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve tjera nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

orhan-bislimaj

Në vitin 2010 e më pas më 2014 Bashkësia Islame e Prizrenit ka bërë kërkesa me shkrim që Xhamia e Kalasë mos të konservohet, por ajo të rindërtohet, sikurse objektet e tjera të rindërtuara. Kërkesa me shkrim përveç në MKRS-së, i janë dërguar edhe tek Kuvendi Komunal i Prizrenit, tek Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren si dhe tek Departamenti për Trashëgimi Kulturo-Historike, por që nga asnjë nga këto institucione nuk është marrë ndonjë përgjigje.  Për këtë arsye, ne si KBI i Prizrenit së fundi më 12 maj të këtij viti kemi dërguar kërkesë me shkrim tek Ministria e Kulturës që Xhamia e Kalasë të rindërtohet sikurse që janë rindërtuar edhe objektet tjera në atë hapësirë, të cilat kanë qenë me gjurmë shumë më të vogla se kjo xhami, e cila edhe momentalisht ka themelet dhe pak mure në tokë. Por prej asaj kohe që kur është dërguar kërkesa e deri më tani askush nuk na ka kontaktuar dhe nuk është kthyer përgjigje. Me këtë kërkesë është njoftuar edhe kryeministri Isa Mustafa, kryekuvendari Kadri Veseli, Kuvendi komunal i Prizrenit por përkundër këtyre kërkesave Bashkësia Islame në Prizren nuk ka marrë kurrfarë përgjigje.”, ka deklaruar Bislimaj, për tesheshi.com.

Ai thotë se rindërtimi i xhamisë është kërkesë e gjithë prizrenasve dhe kërkon nga institucionet gjegjëse të mos heshtin, në të kundërtën thotë se mund të ketë reagime nga qytetarët.

Xhamia duhet të rimëkëmbet, por do të bisedohet me Iniciativën Qytetare të Prizrenit se Öfarë hapa do të ndërmerren nëse vazhdon injorimi nga institucionet, por për momentin nuk mund të them konkretisht se si do të veprohet sepse ende nuk është marrë një qëndrim.
Por, një gjë është e sigurt se kumbëngulësia qytetare është shumë e fuqishme për rindërtimin e xhamisë në Kala. Andaj nëse nuk rindërtohet xhamia por edhe Sahat Kulla do të shkaktohet një revoltë qytetare, se në çfarë aspekti do të manifestohet kjo revoltë për momentin nuk mund ta di pasi nuk ka një qëndrim zyrtarë të Iniciativës Qytetare të Prizrenit
”, thotë Bislimaj, për tesheshi.com.

“Kërkesa është gjithëpopullore”

Ilir Gashi, koordinatori Iniciativës Qytetare të Prizrenit, thotë se iniciativa qytetare është themeluar pas injorimit të vazhueshëm të institucioneve, saktësisht Minsitrisë së Kulturës rreth kërkesës së Bashkësisë Islame, që njëherit është kërkesë e vet prizrenasve.

ilir-gashi

Kjo është një kërkesë gjithëpopullore dhe nuk lidhet vetëm me xhaminë si objekt kulti, si falltore por para saj si një monument i trashëgimisë kulturore, hisotirke dhe vlerë identitare dhe simbol i fuqishëm që është mbetur në kujtesën e popullit tonë që është bartur nga më të vjetrit tanë.
Nuk duam që kjo çështje të politizohet dhe të bëhet nxitje për urrejtje ndëretnike, ndër fetare, dhe vetëm po duam që ta ngritim zërin si qytetarë dhe t’ia bëjmë të ditur Ministrisë së Kulturës të mos anashkalohet rindërtimi i xhamisë pasi ajo është rrënuar padrejtësisht, pra duam që Ministria e Kulturës ta përfshijë në projektin e saj
”, ka thënë koordinatori Gashi, për televizionin “Besa” nga Prizreni.

Deputeti Berisha: Xhamia në Kala duhet të rindërohet

Deputeti opozitar nga Prizreni, Zafir Berisha thotë se ai është i pajtimit që në kuadër të ristrukturimit të Kalasë të ndërohet edhe xhamia e cila ka ekzistuar më parë si dhe të ndërtohet edhe Sahat Kulla, pasi kjo është kërkesë edhe e prizrenasve.

zaffa

Unë kam vizituar ditë më parë Bashkësinë Islame në Prizrenë ku jam njoftuar nga afër me kërkesën e tyre por edhe të Iniciativës qytetare për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit. Unë jam dakord me kërkesat e tyre dhe pajtohem që në kuadër të ristrukturimit të Kalasë të merret në konsideratë edhe ndërtimi i xhamisë, por dhe objekteve të tjera brenda Kalsë, siç janë; Sahat Kulla, burgu ku kanë qëndruar krerët e Lidhjes Shiptare, banjo puplike, si dhe objekte tjera që tregojnë historikun e Kalasë që nga koha bizantine, Perendari Otomane, Perandoria Austro/Hungareze, Mretnija Serbe-Kroate-Sllovene e deri te pushtuesi i fundit serbo-sllavë i cili e ka rrënuar Kalanë. Nuk ka asgjë të keqe që Kalaja të rikthehet me mundësi për të përshkruar të kaluarën historike me gjithë mozaikun e saj. Ideja e ndërtimit të xhamisë është që të jetë si monument hisotorik, dhe këtu nuk ka asgjë të keqe sepse edhe Kalatë e tjera në hapësirat shqiptare, por edhe më gjërë në kuadër të tërësisë së tyre kanë ruajtur edhe objektet fetare që kanë qenë në të”, thotë deputeti Berisha, për tesheshi.com.

Ai thotë se është për keqardhje se si as Komuna e Prizrenit as Ministria e Kulturës edhe gjashtë vjet pas kërkesës së bërë për rindërtimin e xhamisë asnjëherë nuk ka pranuar t’i takojë zyrtarët e Bashkësisë Islame të Prizrenit.

 

Pak histori…

xhamia-ne-kalane-e-prizrenit

Xhamia e Kalasë është një prej xhamive të para në qytetin e Prizrenit dhe në Kosovë, e ndërtuar rreth viteve 1450, kur Perandoria Osmane është vendosur në qytetin e Prizrenit. Me vendosjen e tyre në pjesën e Kalasë së Prizrenit aty kanë ndërtuar edhe xhaminë për nevojat e banorëve që kanë jetuar aty.

Kjo xhami ka pësuar shkatërrime dhe rrënime në periudha të ndryshme. Për herë të parë rreth viteve 1681-89 ishte shkatërruar nga sundimi i atëhershëm austro-hungarez. Mirëpo, ajo më vonë, në vitin 1826 ishte ndërtuar për herë të dytë nga një mytesarif i Prizrenit, Mahmud pashë Rrotlla. Kjo xhami pastaj ka vazhduar të jetë në funksion deri në vitin 1912, deri atëherë kur Kosova mbetet e ndarë prej Shqipërisë dhe bie nën okupim të pushtetit serb. Aty fillon një trajtim mizor ndaj objekteve fetare islame, ku të njëjtin fat e ka pasur edhe Xhamia e Kalasë, e cila pas vitit 1920 si dhe objektet e tjera në Kalanë e Prizrenit, kanë përjetuar një kulturocid nga pushteti serbo-malazez i asaj kohe. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit