Në mënyrë që të përmirësoni funksionet tuaja mendore përqafojeni ndihmën natyrale dhe arrini rezultate më të mira.
Nëse dëshironi të përforconi përqendrimin, këshilla do të ishte – merrni aromë rozmarinës.
Kjo aromë secilit i ndihmon të përmirësojë rezultatet shkollore, akademike dhe profesionale. Në se pësoni rënie të përqendrimit e duhet të jeni në top formë, ndaluni pakëz në kuzhinë. Shmangni mihjen nëpër frigorifer dhe kaloni menjëherë tek erëzat.
Në këtë hulumtim kishin marrë pjesë rreth 12 persona, të cilëve u ishte dhënë një test nga lënda e matematikës, e të njëjtëve u ishte dhënë të marrin aromë rozmarinës, para dhe pas provimit. Më pas, ekspertët kishin matur përbërësin e kësaj bime në gjak. Sa më i lartë që ishte ky përbërës në gjak, aq më i lartë ishte niveli i dijes.
Ata ishin më të shpejtë në detyra dhe përgjigjet i kishin më të sakta. Ky zbulim i takon aromaterapisë, por gjithsesi mund t’ju ndihmojë të gjithë atyre që kanë probleme me përqendrimin e dobët apo për ata që dëshirojnë ta përmirësojnë atë.