-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Ti na e dhe Islamin, pa ta kërkuar!”…

Më të lexuarat

Lexova sot, përgigjen e një beduini, të cilin e pyetën:
– A di t’i lutesh Zotit tënd?
– Tha: Po!
I thanë: Atëherë, lutu!
Tha: “O Zot i gjithësisë, Ti na e dhe Islamin, pa ta kërkuar! Të lutem, mos na e bëj haram xhennetin, teksa t’a kërkojmë!”

Në jetën e tij, njeriu duhet të mësohet të jetë sa më origjinal, i natyrshëm, njerëzor, i pakompleksuar nga asnjë situatë a realitet, sado e zymtë a rrezatuese që të jetë!

Mos harroni se, për çdo gjë që kaloni në jetë; gëzim, hidhërim, zullum, mashtrim, mirësi, bekim, trishtim, pabesi, hile e pusi, të mira e jo: ka NJË Zot, “I Vetmi i Pashoq”, “I Vërteti”, “Mbrojtësi i atyre që besuan”, “Mbreti i ditës së gjykimit”, “I Plotfuqishmi mbi robët e Tij”, “Mëshiruesi Mëshirëbërësi”!..

Mos hezitoni, në asnjë moment të ditës e të natës, të trokisni në Derën e Tij!..

Imam Muhamed B. Sytari

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit